• |
ide | kryesore

Demet Ozdemir, në lidhje me aktorin turk

-Instant, Paparazzi, Slider

Demet Ozdemir, së fundmi po përflitet se ka nisur një lidhje të re. Mediat turke kanë raportuar se Demet është në një lidhje me Kerem Bursin. Ky i fundit është shumë i njohur nga seriali “Krenari dhe respekt”.

Thashethemet për lidhjen e tyre u shtuan kur Kerem gjatë një videoje live në Instagram mbante një gotë me shkronjën D. Aktori ditët e fundit u ndalua nga gazetarët teksa po dilte nga një kompani produksioni. Ai përshëndeti gazetarët që e pritën në shi pas disa orëve mbledhje dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Një prej gazetarëve e pyeti aktorin nëse janë të vërteta thashethemet se ai është lidhur me Demetin. Kerem preferoi të mos përgjigjej duke thënë se nuk dëshiron t’ë hyjë në këto tema. “Le të mos hyjmë në këto tema. Kemi tema më shumë të rëndësishme për të folur”-tha Kerem.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu