• |
ide | kryesore

Dhunohet rreperi Mato Lale, i dyshuar Stresi

Paparazzi, Slider



Para dy netësh reperi i ri Mato Lale së bashku me një shokun e tij është bërë pjesë e një sherri të dhunshëm, ku këta dy të fundit janë plagosur rëndë dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
Pas sherrit ata kanë denoncuar reperin e njohur Stresin së bashku me shokët e tij, pasi sipas tyre kanë qenë pikërisht këta “bad boys” që i kanë rrahur.

Ka qenë vetë Stresi që e ka bërë me dije gjithë këtë histori nëpërmjet një videoje live në Instagram, i cili sapo kishte dalë nga komisariati i policisë pasi ishte denoncuar nga Mato Lale dhe shoku i tij.
Reperi ka shpjeguar se kanë qenë policët që kanë shkuar tek shtëpia e tyre dhe i thirrën për të deklaruar.
Stresi ka sqaruar se në fakt as ai dhe as shokët e tij nuk kanë aspak lidhje me sherrin në fjalë. Ai ka shtuar se “bad boys” nuk janë vetëm ata në Shqipëri dhe se ata nuk janë bandë e rrezikshme, por bandë shokësh.
“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Paskan bërë denoncime për ne. Me bo denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati, por e kanë fajin njerëzit. I rref mileti dhe vjen më kapin mua. I kanë rrahur keq këta që quhen repera, që unë 12 vjet si kam njohur në rep, e tani duhet të vijnë tek unë, tek lagjia e Arkimendit”, është shprehur Stresi.

Ndërkohë ai ka shtuar se Mato Lale vetëm reper nuk mund të jetë kur bën denoncime të tilla në polici ndërkohë që nga ana tjetër bën tekste gangsterash.
“Ja çfarë reperash shqiptarë kemi që vijnë tek komisariati. Ahh çfarë më ka gjetur mua. Duhet të lë muzikën me çfarë kategorie më kanë ngatërruar mua. Jam futur unë në këtë kategori reperash turpi i Zotit. Na hapin probleme kot duke qenë në shtëpi mirë e bukur, na denonconi pa pikë lidhje. T’u fut në siklet çunat e lagjes. Gjitha çunat e lagjes në komisariat kot. Pse bëni denoncime pa pikë lidhje për ne? Mos më bëni tekste gangsterash kur vini denonconi në polici. Na vrasim na presim. Ju të hani m**in. Se di pse po lodh nervat me ju, por thash t’ua tregoj e njëherë muhabetin qysh është”, ka shtuar Stresi, ndërkohë që ka vazhduar duke shprehur mllefin për reperin e ri Mato Lale duke nxjerrë gjëra nga e shkuara e tij që në fakt ai ka qenë thjesht një kamarier dhe tani bën gangsterin me teste rep-i.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *