• |
ide | kryesore

Flinin në kartonë e nuk kishin të hanin: Keita strehon 90 punëtorë sezonalë

-Instant, Sport



Keita Baldé nuk pret të shohë, por futet në veprim. Pasi kishte denoncuar vështirësitë për të gjetur strehë për 200 punëtorët senegalezë në Lleida, në Spanjë, përballë refuzimit nga ana e hoteleve të kontaktuara, sulmuesi i Monaco ka kaluar në aksion. E, gjatë një lidhje direkte në Instagram, ai ka bërë të ditur se ka marrë me qera një strakturë të tërë për të mirëpritur 90 punëtorë sezonalë, që jetonin nëpër rrugë e kishin vështirësi edhe të gjenin ushqim.

“Jam ofruar vullnetarisht për ti ndihmuar, duke qenë se nuk kishin absolutisht asgjë e flinin në kartona. Nuk jam këtu për të luftuar një betejë morale, sociale, race apo ngjyre. I kam dërguar paratë e nevojshme në mënyrë që të kenë një cati nën të cilën të mund të flenë, të hanë e të kenë veshje të pastra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *