• |
ide | kryesore

Gruaja e policit që vrau George Floydin kërkon ndarjen, nuk e do asnjë cent nga divorci

-Instant, Arkiva, Planet



Vrasja e një afro amerikani që po i vë flakën amerikës, nuk po kalon pa probleme edhe në familjen e atij që kreu krimin. Gruaja e policit Derek Chauvin ka nisur procedurat për divorc.

Kellie May Chauvin dëshiron një ndarje paqsore nga polici Derek Chauvin. Gruaja tani ka braktisur  ish-oficerin e Minneapolis, dhe nuk dëshiron as një cent për divorcin e tyre.

Kellie Chauvin, 45 vjeç, u paraqit për divorc disa ditë pasi Chauvin e shtypi me gjunjë George Floydin gjatë arrestimit, ndërsa ai thërriste, “Unë nuk mund të marr frymë”, teksa tre oficerë qëndruan duke mos bërë asgjë, duke injoruar lutjet e kalimtarëve njëri prej të cilëve po filmonte që ai të ndalet.

Kellie Chauvin njoftoi qëndrimin e saj të Premten, në të njëjtën ditë burri i saj u arrestua, në një deklaratë përmes një avokati.

Derek dhe Kellie u martuan me 12 qershor 2010 në Washington County, Minesota.



2 Comments

    1. Dhe me akuzat që i janë ngritur (vrasje e shkallës së tretë) do të kalojë të paktën 25 vjet në burg. Kështu thotë ligji në Minesota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *