• |
ide | kryesore

Igli Tare tregon merkaton e futbollit post-Covid: “Duhet shumë fantazi, por do mësohemi”

-Instant, Sport

Si do të jetë dritarja e parë e merkatos së futbollit post- emergjencës Koronavirus? Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka folur për këtë fakt në mikrofonët e Sky Sport: “Mendoj se për të gjithë do të ndryshojë shumë sepse ndodhi dicka që ndodh një herë në jetë e për pasojë duhet të mësohemi. Duhet shumë fantazi, por sidomos qartësi për të vazhduar të projektosh të tashmen, por edhe të ardhmen”.

E në shtëpinë e Lazio siguritë nuk mungojnë, duke filluar nga tekniku, Simone Inzaghi, kontrata e të cilit do të rinovohet: “Për ne është prioritet: puna e tij është në sytë e të gjithëve. Lidhja e tij me këtë shoqëri shkon përtej dickaje normale, ai është historia e kësaj shoqërie sepse ka më shumë se 20 vjet që është brenda saj e askush nuk e ndjen më shumë këtë fanellë se ai”. Me të blinduar Inzaghi, shqiptari ka sqaruar situatën e golashënuesit të kampionatit, Ciro Immobile: “Immobile nuk është kontaktuar kurrë apo kërkuar nga ana e Napoli edhe sepse Immobile është Lazio e Lazio është Immobile. Është një lidhje e fortë e mendoj se do të qendrojë për shumë vite”.


Dicka më e paqartë është situate e yjeve të formacionit si Luis Alberto e Milinkovic-Savic, për të cilët Tare nuk ka ndërmend të ulë cmimin: “Mendoj se për lojtarët e nivelit të lartë cmimet nuk do të ulen. Ndoshta mund të ndryshojë dicka për lojtarët e tjerë. E sigurtë është se ne nuk kemi nevojë të shesim në këtë moment”, shtoi përsëri Tare, që nuk është se e ka hedhur plotësisht poshtë mundësinë e një largimi të mesfushorit serb: “Raporti i djaloshit me vendin, qytetin e Lazios nuk do të vdesë kurrë sepse është një lidhje e fortë, e rritur në vite. Nga ana tjetër, duke parë situatën, dëshirat, të gjitha gjërat për të cilat folëm: cdo situatë do të vlerësohet në momentin më të përshtatshëm pa asnjë presion e mbi të gjitha për të mirën e palëve. Vlerësimi? Unë nuk jam i aftë për këtë, por është lojtar i nivelit të lartë”.

Tare ka folur për shitjet e mundshme, por edhe për blerjet për të ardhmen: “Së shpejti do të bëhet zyrtarizimi i blerjes së Escalante nga Eibar – deklaroi ai – Është një lojtar që në këtë skuadër do të duhet shumë sepse ka eksperiencë e karakteristikat e duhura për tu përfshirë në organikën tonë”. Kualifikimi në Champions mund të ndryshojë strategjitë e Lazios: “Nuk është cështje sa paguan një lojtar: për mua janë vendimtare disa karakteristika, sidomos kur ato i duhen skuadrës. Një shembull është Caicedo që u ble për kualitetin e tij: ne nga fillimi ishim të bindur se do të ishte një blerje e madhe. Një blerje duhet të ketë një kuptim, e rëndësishme është të kesh një skuadër kompetitive, që mund të luajë në 2-3 fronte”.

Rreth 6 muaj më parë për shqiptarin thirrja e Milan rrezikoi të prishte ekuilibrat: “Kam patur një kontakt, tani është e ditur, me Milan vitin e kaluar. Në nivel afeksioni, që i vogël, nuk e kam fshehur kurrë simpatinë për Milanin e Van Basten, Gullit, Rijkaard: jam rritur me mitin e Milan të Sacchi, por pastaj, kur vjen koha të bësh një zgjedhje, Lazio është Lazio e ka një rol thelbësor në zemrën time. Mund të them se ndihem lacial sepse kjo lidhje shkon përtej anës profesionale. Është një krijesë që e kemi ndërtuar në vite, e kur shoh frytet e kësaj pune lidhja bëhet edhe më e fortë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu