• |
ide | kryesore

Itali, 55 të vdekur nga koronavirusi 24 orët e fundit

Planet

55 persona kanë humbur jetën në Itali nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit (5 më pak se një ditë më parë). Ditë pas dite shifrat janë në rënie.

Numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 33 530. Rastet e reja kanë qenë vetëm 316. Në ditën e dytë të këtij muaji, 9 rajone italiane nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus. Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima e 187 raste pozitive. 1 737 persona janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar në 160 092 numrin e atyre që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës. Të infektuar me COVID-19 në Itali raportohet të jenë 233 515 persona, por të infektuar aktiv me COVID-19 në Itali janë reduktuar në 39,893.


Në strukturat spitalore numri i pacientëve COVID është ulur në 5,916 e 408 janë të shtruar në repartet e terapisë intesive. Numri i tamponeve të kryera deri më sot në Itali është gati 4 milionë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu