• |
ide | kryesore

Kapen me 27 kg kanabis, pranga dy personave në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 27 kilogram kanabis. Ata po e transportonin sasinë e drogës me një automjeti tip ”Volkswagen”.

Dy personat e arrestuar janë një 38- vjeçar nga Tirana dhe një 32- vjeçare nga Belshi.


Çfarë thotë policia 

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 27 kg cannabis sativa, vihen në pranga 2 shtetas.

 Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur që në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes në kohë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkwagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu