• |
ide | kryesore

LDK bën publike emrat e ministrave për qeverinë ‘Hoti’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar mbledhja e kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe janë bërë publike emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës. Në një konferencë për shtyp, Avdullah Hoti ka dhënë emrat e zyrtarëve që do drejtojnë dikasteret përkatëse.

Emrat dhe postet e ministrave të LDK-së

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykemte Bajrami – Ministër i Financave

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zema j – Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nesër pritet votimi i qeverisë së re

Ndërkohë, nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë ditën e sotme me mbledhjen e firmave për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rriten tensionet pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese

Tensionet politike janë shtuar edhe më shumë në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi ditën e djeshme aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhej se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *