• |
ide | kryesore

Lleshaj tregon 4 zonat në Shqipëri ku mbillet kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim ‘online’ me drejtorin e policisë Ardi Veliu, prefektët dhe drejtorët e qarqeve në polici. Leshaj ka zbuluar 4 zonat, ku sipas informacioneve që ai ka, po kultivohet kanabis. Ato janë Gjirokastra, Shkodra, Durrësi dhe Vlora.

“Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe.

Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.

Vjet kemi pasur disa raste që janë proceduar për mos kryerje të detyrës apo përfshirë me elementët kriminalë. Edhe sivjet ka pasur, që nuk kanë bërë detyrën, deri në nivele të larta të policëve kanë shkelur kodin e etikës, nderit, kanë dëmtuar imazhin e policisë dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Shtoni kërkesën e llogarisë. Vendin e kemi bashkë të gjithë, përgjegjësinë e kemi bashkë të gjithë dhe të gjithë të angazhohemi. Puna do të jetë pjesë e CV-së së secilit, zgjoni këdo nga gjumi. COVID-i konsiderohet si fazë tjetër, na duhet futja në terren e të gjithëve, punonjësve të bashkive, inspektorateve dhe të gjithëve”, – u shpreh Lleshaj



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *