• |
ide | kryesore

Mayweather paguan funeralin e Floyd: ish-boksieri i ka marrë leje familjes

-Instant, Sport



Floyd Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd në Houston, si dhe dy përkujtimore për 46 vjecarin që u vra të hënën e kaluar në Minneapolis, viktimë e brutalitetit të policisë. Ish-boksieri ka folur në telefon me familjen e Floyd, që ka pranuar ofertën e tij. Do të mbulojë shpenzimet e shërbimit funeral të martën e 9 qershorit në Houston, qytet ku Floyd kishte lindur e ishte rritur.

Mayweather ka kërkuar gjithashtu të paguajë edhe përkujtimoret në nderim të Floyd, të parashikuara të enjten në Minnesota e të shtunën në North Carolina për njeriun, vdekja e të cilit ka shkaktuar protesta që po djegin rrugët e Amerikës. “Me shumë mundësi do të nervozohet me mua që e bëra publike por… po, do të paguajë për funeralin” ka thënë për Espn Leonard Ellerbe, administratori i deleguar i Mayweather Promotions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *