• |
ide | kryesore

Ndalohen dy shqiptarë në Morinë, kundërshtuan policinë e Kosovës për masat kundër Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendimi i autoriteteve kosovare për të ndaluar hyrjen e qytetarëve pa vërtetimin se nuk kanë koronavirus ka acaruar situatën në pikën kufitare të Morinit.

Pala kosovare nuk lejon kalimin e qytetarëve pa pasur vërtetimin që kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.

Mirëpo kjo ka krijuar pritje të gjata dhe kthime mbrapsht të qytetarëve. Dy të rinj, rreth 25 vjeç, me shtetësi shqiptare janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.

Me urdher ndalimi të Prokurorit të Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë.

Dy të rinjtë kishin debatuar me policine kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin ne kufi por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre. Ndërkohë në kufirin shtetëror vijon i njëjti regjim kalimesh.



2 Comments

  1. keto jan tregues te frikeshem per nje zhvillim te tmerrshem me perfundim zhkatrrimin ekonomik,,keto jan kerkesa ,qe,njerzve ju kufizojn mundesit ,e jetes ,por qe behen burime te pa imagjinueshme ,krimesh,bota ,ne fakt po kalon jasht kontrollit ,ndersa mendojn kontrollin e saj ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *