• |
ide | kryesore

“Nuk kam frikë se infektohemi, ka gjithnjë një plan B”: Egbo pret rezultatet e testimeve të reja të Bylis

-Instant, F1, Sport



Rasti i parë pozitiv mes futbollistëve në Superiore, ai i Qardakut të Bylis, mban në ankth edhe Tiranën, që nesër duhet të zbresë në fushë në Ballsh kundër skuadrës së Dovedan. Pikërisht kjo situatë e krijuar ka vënë në dyshim edhe ndeshjen, një ditë përpara rifillimit të kampionatit, edhe pse tekniku i kryeqytetasve Emmanuel Egbo ka qendruar i qetë nga pozitivitetit me Covid 19 të 19 vjecarit shkodran: “Nuk kam frikë se infektohem – tha nigeriani në konferencë për shtyp – E mësova rastin e lojtarit të Bylis dhe mendoj se është dicka e mirë që këto gjëra kapen shpejt në mënyrë që të parandalohen. E di që lojtarët e tjetër të Bylis kanë kryer testimet dhe të presim tani rezultatet, pastaj do mendojmë se cfarë do të bëjmë dhe ky plan B I takon më tepër Federatës”.

Fitorja e fundit e bardhebluve, përpara se të ndërpritej kampionati, ishte ajo në Selman Stërmasi kundër Lacit, por bardheblutë shpresojnë të mos e kenë humbur ndjesinë kur të zbresin në fushën e Adush Mucës kundër Bylis. Pas një serie imprsionuese prej 12 rezultatesh positive radhazi në kampionat, nga të cilat 11 fitore, që e kanë projektuar Tiranën në krye të klasifikimit, 9 pikë nga vendi i dytë, bardhelutë duhet të bëjnë llogaritë me një ndalesë që në këtë rast i penalizon më shumë se të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *