• |
ide | kryesore

Përfundon karantina për mbretëreshën e Anglisë, fotografohet duke kalëruar

Paparazzi, Slider

Mbretëresha Elizabeth II është fotografuar duke kalëruar në kështjellën Windsor gjatë fundjavës në fotografitë që ka ndarë llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore në Instagram. Në fotografi, 94-vjeçarja shihet e hipur mbi një kalë ‘Fell Pony’ të quajtur Fern. Postimi tregon edhe disa fotografi, më të vjetra të Mbretëreshës Elizabeth me kuaj.
“Madhëria e saj ka shijuar kalërimin që nga fëmijëria dhe është e përfshirë ngushtë me mirëqenien e kuajve që zotëron për hipie dhe gara”. Sipas BBC, kjo është hera e parë që Mbretëresha Elizabeth – e cila raportohet se udhëton rregullisht në bazë të Windsor – është parë që prej fillimit të karantinës së coronavirusit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu