• |
ide | kryesore

Sa para fitoi Victoria Beckham nga ribashkimi i Spice Girls

-Instant, Paparazzi, Slider



Victoria Beckham fitoi gati 1 milion paund pa qenë nevoja t’u bashkohej mikeshave të saj në turneun e ribashkimit të “Spice Girls” vitin e kaluar. Duke iu shmangur 13 koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, 46-vjeçarja fitoi një shumë më të madhe parash sesa nga biznesi i saj i modës. Mendohet se kjo shifër është dukshëm më shumë sesa 700,000 paundet që fitoi nga biznesi gjatë përballjes me krizën në kohën e pandemisë, sipas The Sun. Victoria, Geri Horner, 47 vjeç, Mel C, 46 vjeç, Mel B, 46 vjeç dhe Emma Bunton, 44 vjeç, janë anëtaret e vetme aktive dhe drejtoreshat e Spice Girls Limited, sipas të dhënave nga Companies House. Kjo do të thotë që Victoria kishte të drejtë në një të pestën e fitimit të bërë, pavarësisht se nuk ishte paraqitur në turne. Të dhënat e fundit tregojnë se kompania bëri 4.5 milionë vitin e kaluar – nga 124,000 një vit më parë – pas koncerteve. Kjo do të thotë se vajzat do të duhet të paguajnë edhe Victoria-n nga shumë e fituar nga ribashkimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *