• |
ide | kryesore

Shqipëria merr sërish borxh për të shlyer borxhin, eurobondi i ri 650 milionë euro

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare financiare me një Eurobond prej 650 milionë eurosh.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deklaroi se eurobondi do të jetë me maturim 7 deri 10 vite.

Sipas saj, financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të shlyer (rifinancuar) eurobondin e marrë në vitin 2015 dhe për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

“Janë organizuar një sërë takimesh me bankat/institucionet ndërkombëtare për të marrë informacion mbi mundësitë dhe kushtet e emetimit të një eurobondi në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2020.

Nga vlerësimet paraprake të bankave ndërkombëtare kjo para situatës së përhapjes së COVID-19 në Europë dhe në vendin tonë, pritej që Eurobondi i ri të emetohej me një normë interesi më të favorshme se ajo e emetimit pararendës.

Por ndërkohë me përhapjen e sëmundjes dhe shpalljen e pandemisë, tregjet ndërkombëtare të kapitalit u ndikuan nga situata e cila reflektoi një nivel të lartë luhatshmërie dhe pasigurie në normat e interesit, të cilat çdo ditë dhe javë pësojnë luhatje”, është shprehur ministrja.

Kjo është hera e katërt që vendi ynë i drejtohet tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin e eurobond.

Eurobondi i parë është emetuar në vitin 2010 (me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7,5%) dhe është shlyer në vitin 2015.

Eurobondet e mëpasshme dhe të cilat janë ende aktive (të pashlyera plotësisht) janë Eurobondi i emetuar në vitin 2015 (me maturim 5-vjeçar), në vlerë prej 450 milionë eurosh dhe me një normë interesi 4,75%, Eurobondi i emetuar në vitin 2018, në vlerën prej 500 milionë euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3,5%.



11 Comments

  1. Rama vec vjedhjeve dhe shkaterrimit do na lere me borxhe edhe femijet..E sigurte qe vete do ike ..por kete vend e shkaterroi 20 vite..

  2. Ka 7 vjet qe vetem borxhe merr, e gjakundi nuk ka investime. Se per investitore te huaj, as qe nuk diskutohet, sepse nuk i afron qe ti bejne konkurrence oligarkeve te vet. Me keto te brendeshmit e ndane hisen, e qarin, pa cka se te gjitha vijne nga taksat ndaj popullit, sepse dihet tashme edhe sasia e madhesise se taksave qe i ngarkohet ketij populli qe e paska patur kurrizin e forte, e barkun derrase. Ne 7 vjet, kane qe lehin Saliu, Saliu, vetem, e vetem per te fshehur bemat shume fishe nga ato qe akuzojne Saliun. Nese ka financiere, apo kontabelista, per te bere vlerat monetare qe jane qarkulluar sa duhej te ishte zhvillimi, e aty behet diferenca e abuzimeve nese mblidhen ne te gjitha fushat. Me kete llogari keta duhet te zhduken e te japin llogari qe cdo vlere e abuzuar te kthehet ne drejtim te mireqenies se popullit te falimentuar.Deshtimet qe kjo qeveri nuk i pranon, do jene ne vitet e aredhshme shtypie e mjerim per brezat e mevoneshem.

  3. fiks per delet e keni bere titullin. Sipas jush si perdoren BOT, BUND apo BTP nga qeverite? Per te rinovuar borxhin dele. Ne varesi te jetegjatesise se borxhit, 12 muaj, 7 apo 10 vjet qeverite dalin ne treg dhe rinovojne apo emetojne BTP, BPT etj per te marre borxh te ri. Ksahu funksionon po per delet duhet titulli qe keni vene

  4. Kjo eshte praktike normale, vetem Rame kari kur ishte ne opozite ulerinte “keta marrin borxh per te lare borxh” sikur ishte apokalipsi. Idiot sic eshte nuk e kupton se nuk eshte keq te lash nje borxh te vjeter kur mund te marresh te ri me interes te favorshem. Nuk eshte ai problemi. Problemi eshte qe kjo ekonomi, fale rrotes se karit dhe hajdutit in chief, nuk ka asnje perspektive per te dale me fitim nga borxhet qe merr.

  5. Ne qeverine berisha merrej borxh me 7,5%, mos harroni borxhin per rrugen e kombit ne 2 bankat greke me 12,5%. Te pakten keta te rilindjes i kan marre me interes me te ulet

    1. Nuk ka lidhje me rilindjen se klasifikimin nga agjencite e kreditimit e ke njesoj ne mos me keq, por me faktin qe bankat jane full me para, aq sa deri vone operonin edhe me interes negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *