• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni rrëzimin e tmerrshëm me Skateboard të kampiones 11 vjeçare: frakturë në kafkë, “me fat që është gjallë”

-Instant, Sport, Video



Mund ta quajë veten me fat që është ende gjallë kampionia e vogël e skateboard Sky Brown. 11 vjecarja ka qenë protagoniste e një rrëzimi të tmerrshëm gjatë stërvitjes. E transportuar me urgjencë në spital me helicopter, pa ndjenja, vogëlushja angleze ka pësuar fraktura në kafkë e ka thyer kycin e dorës së majtë. I ati Stewart e komenton kështu ngjarjen: “U frikësuam për jetën e saj, është me fat që është gjallë”.

Nga krevati i spitalit, vajza i ka qetësuar tifozët e saj, duke postuar videon e rrëzimit të frikshëm. “E di që shumë persona janë shqetësuar për mua, por mos u bëni merak, jam mirë – ka shkruar ajo në Instagram – Mezi pres të kthehem akoma më e fortë se më parë. Faleminderit të gjithëve që më treguar dashuri me mesazhet mbështetëse. Më vjen keq që iu shqetësova. Do jem mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *