• |
ide | kryesore

Zbulohet futbollisti i parë me Koronavirus në Shqipëri: në rrezik sfida Bylis-Tirana

-Instant, F1, Sport



Kur i gjithë ankthi ishte në startin e Superiores, gati tre muaj pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së Koronavirus, rifillimi ka marrë një goditje të papritur. Testet e kryera në rradhët e futbollistëve kanë evidentuar rastin e parë me Covid-19 të një lojtari në vendin tonë, gjë që tashmë vë në rrezik mbarëvajtjen e sfidës që ishte programuar për tu luajtur të mërkurën, për javën e 27.

Bëhet fjalë për Eridon Qardakun, shkodranin e Bylis, që ka rezultuar pozitiv në testin e kryer. 19 vjecari mendohet se është infektuar në Shkodër, që ka qenë një zonë e kuqe, ndërsa në Ballsh nuk ka patur raste me Covid. Sipas asaj që bën të ditur klubi mallkastriot lojtari është pa simptoma, por është futur menjëherë në izolim sipas protokollit.

Tani duhet kryer me shpejtësi testimet mbi futbollistët e Bylis, në mënyrë që të evitohet shtyrja e sfidës mes Bylisit dhe Tiranës. Kjo situatë ishte dicka që parashikohej, megjithatë është një ngërc që nuk duhej, pikërisht në rikthimin e futbollit në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *