• |
ide | kryesore

Zbulohet sekreti i Barcelonës: pesë lojtarë e dy teknikë të infektuar me Koronavirus

-Instant, Sport



Një sekret që ishte i destinuar të mos mbetej i tillë për shumë kohë. E në fakt, pavarësisht se kishin preferuar të kalonin në heshtje, tashmë lajmi është zbuluar: Koronavirus ka lënë shenjë edhe në Ciutat Esportiva Joan Gamper, baza logjistike e Barcelonës. Sipas RAC1 janë pesë lojtarë e dy teknikë të skuadrës së parë të blaugranave që në javët e kaluara kanë qenë të infektuar me Covid-19. Sipas informacioneve të dhëna nga radio Grupo Godó, bëhet fjalë për raste pozitiviteti tashmë të kaluara.

Nga testet e 6 majit është mësuar se, në javët e kaluara përpara asaj date, edhe pse kanë rezultuar pa simptoma, pesë lojtarët e dy teknikët kanë qenë pozitivë ndaj virusit, duke e kaluar më pas pa probleme. Për pjesën tjetër të organikës së katalanasve, nga testet nuk janë shfaqur raste të tjera pozitiviteti, si konfirmon fakti që skuadra e Quique Setien stërvitet e plotë dhe bashkë që prej dje paradite. Të gjithë lojtarët janë mirë e në gjendje të përgatisin sfidën e Baleareve në ishullin e Mallorca në program të shtunën në 13 qershor, me startin në orën 22.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *