• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Twilight’

-Instant, Paparazzi, Slider

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las Vegas.

Raportohet se çifti vdiqën pasi konsumuan kokainë dhe fentanil. Pranë trupit të Boyce dhe partneres së tij Natalie Adepoju u gjet substancë pluhur i bardhë. 30-vjeçari dhe 27-vjeçarja u gjetën në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre nga shoku i dhomës, Louis Ledbetter, më 13 maj. Oficerët thanë se çifti u gjetën të shtrirë lakuriq në shtrat dhe vdiqën nga konsumimi i kokainës e fentanilit. Ledbetter i tha policisë se ishte takuar me çiftin 48 orë përpara se ti gjente të vdekur.


Nëna e Boyce, Lisa shkroi në një postim në Facebook ku lajmëroi vdekjen e tij:  “Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të tefelfonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu