• |
ide | kryesore

Zgjedhorja/ Basha falenderon komisionerin për zgjerimin: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha shprehu sot falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbulljr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha. u shpreh Basha.


Pak më herët, Komisioneri për Zgjerimin u shpreh:

Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”

1 Comment

  1. Në një intervistë dhënë së fundmi, kryetari agraro-ambientalist, Agron Duka, ndër të tjera theksoi që: “Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

    Ky pohim i zotit Duka është shumë interesant dhe shpreh një të vërtetë. Është nga ato të vërteta që nuk janë legjenda urbane, por që janë provuar me vendim gjyqësor për të cilën komisionerët kanë bërë burg.

    Për ata që e kanë harruar, ky fenomen ka ndodhur kur në pushtet ka qenë opozita e sotme, me kryeministër Sali Berishën dhe ministër të Jashtëm Lulzim Bashën.

    Më 28 qershor 2009, në komunën Rruzhdie në Fier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u konsumua pikërisht ajo që ngre me forcë zoti Duka: “Mbushja e kutive të votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu