• |
ide | kryesore

“8 qershori po afron!”, çfarë po thotë Ilir Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta përshëndeti mesazhet e djeshme nga BE, përkatësisht nga komisioneri për zgjerimin Varhelyi dhe nga ambasadori Soreca për Reformën Zgjedhore.

Pikërisht Meta thotë se zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore dhe KE mezi pret të shënojë lajm pozitiv për Shqipërinë.

8 qershori është data që përmend Meta. Kjo datë përkon me fundin e kësaj jave, pasi java e kaluar u mbyll me një mosarritje të konsensusit. Ambasadori i BE Soreca ka kërkuar që sot të arrihet marrëveshja.

STATUSI NGA ILIR META

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron!
Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ????



2 Comments

  1. Ka 48 orë që ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, ajo e SHBA dhe BE, hyjnë e dalin në zyrën e tij, dhe dëgjojnë arsyetime kafkiane, për të njëjtat çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

    Edi Rama ngjan si një dhëndër i lodhur, që kërkon dorën e nuses, po nuk e lë babai i nuses të takohen, ndërsa Ilir Meta, si daja i nuses, që dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i vë Tit Vasilin nga pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *