• |
ide | kryesore

Aktivisti Rron Gjinovci bën skanerin e qeverisë së re të Kosovës. Ja kush janë ministra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në qeverinë e përkohshme të zgjedhun sot, do ta kemi Ministër të Arsimit Ramë Likajn, i cili është mashtrus i dëshmum, i avancaum si professor përmes mashtrimit akademik; Ministre të Jashtme, një person të dënum nga gjykata për fshehje të pasunisë.
Kryeministri nuk është i pari, i dyti, as i treti, as i katërti, as i pesti, more as i dhjeti ma i votum, por i dymbëdhjeti. Qeveria e re i ka veç 41 vota që përfaqësojnë qytetarë të Kosovës nga ni proces i mirëfilltë demokratik, 20 votat e tjera janë të rezervume, pat e spat vota nga qytetarët. 10 prej tyne janë në koordinim të drejtpërdrejt me Serbinë.
Qeveri e mashtrusve, e të dënumve, e jolegjitimëve, e nënshtrume ndaj shtetit të vetëm armik të Kosovës, Serbisë.
Kjo duhet me qenë qeveri e përkohshme, s’bën të jetë ndryshe, nuk bën ta lejojmë të jetë ndryshe.

Shihemi në rezistencë!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *