• |
ide | kryesore

Bilanci i Covid 19/ 380 mijë viktima e mbi 6 milionë të infektuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi ka shënuar mbi 380 mijë viktima në gjithë botën. Mbi 25 përqind e tyre janë vetëm në SHBA, vendi me më shumë vdekje.

Britania është në vend të dytë për viktimat nga COVID-19, ndjekur nga një vend tjetër europian si Italia dhe më pas nga Brazili.

Po ashtu janë më pak se 6 milionë e 400 mijë të infektuar, edhe këtu kryeson SHBA ndjekur nga Brazili dhe Rusia. 3 milionë të infektuar janë rikuperuar.



1 Comment

  1. Nuk e kuptoj se pse shkalla e dëmtimeve matet me numurin e vdekjeve totale ndërmjet shteteve e jo me vdekjet për një milion banorë në çdo vend.
    SHBA ka 340 milionë banorë e krahasohet me vende që kanë një apo dy milionë.
    Nëse në gjtitha shtetet e SHBA numuri i viktimave del 250 apo edhe 300 për çdo një milion banorë e në Belgjikën me 11 milionë banorë dalin mbi 800 vdekje në një milion, atëhere pse duhet të bëjmë krahasime të tilla ?
    Po kështu më duket abuzive edhe statistika për numurin e të infektuarve.
    Nëse në SHBA janë bërë rreth 18 milionë teste, është krejtë normale që edhe numuri i tlë verifikuarve si të infektuar duhet të jetë në raport me testimet.
    E nga ta dijmë ne se sa është numuri i vërtetë i të infektuarve e i vdekjeve në Kinë, kur qeveria komuniste nuk ka raportuar në OBSH asnjë numur testimesh ?
    Ka edhe një tjetër abuzim të dukshëm në statistikat lidhur me viktimat e pandemisë.
    Qeveritë e korruptuara, për interesa të tyre politike, nuk e kanë përcaktuar kjartë se cilat vdekje janë shkaktuar nga pandemia, e cilat vdekje kanë lidhje me sëmundjet e tjera.
    Është bërë e ditur nga mediat se rreth 80% e vdekjeve kanë ndodhur në moshat e vjetra tek njerëz që kanë insuficienca pulmonare, kardiake, renale apo tek diabetikët që e kanë të dobët sistemin imunitar. por më duket e dyshimtë se pse në Shqipëri , dy raste vdekje pacientësh në spitalin infektiv të ditëve të fundit, ndonëse janë verifikuar si të infektuar nga Covidi, nuk llogariten si viktima të pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *