• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet e tamponeve tek Bylis: FSHF jep vendimin “Qardaku rast i izolur”

-Instant, F1, Sport



Kanë dalë tashmë rezultatete e testimeve të bëra nga futbollistët e Bylis, pasi është mësuar lajmi për pozitivitetin e Qardakut me Covid 19. Fatmirësisht asnjë lojtar i mallakastriotëve nuk ka rezultuar pozitiv e konfirmuar kjo edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit: “Pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë” shkruhet në komunikatë.

Në fakt, si pranon vetë institucioni që drejton futbollin në komunikatën për shtyp, sapo është njohur me rastin e futbollistit të KF Bylis, i cili pas testeve mjekësore rezultoi pozitiv me COVID 19, Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar: “FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit”.

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *