• |
ide | kryesore

Elvin Guri jep bursa në mbështetje të studentëve kosovarë

-Instant, Lajme

RIT Kosovë (A.U.K) ka kënaqësinë të njoftojë krijimin e Fondit të Bursave “Ralitsa dhe Elvin Guri” për studentë të talentuar, me të ardhura të ulëta dhe me potencial të ndritshëm. Fondi i bursave u bë i mundur falë bujarisë së Z. Elvin Guri dhe bashkëshortes së tij Znj. Ralitsa Agayn-Guri, të cilët besojnë në fuqinë transformuese të edukimit.

Me një zotim prej 30,000 Euro që do të shpërndahet gjatë tre viteve të ardhshme, Z. dhe Znj. Guri po vazhdojnë të zgjerojnë horizontin e asaj që do të thotë rritje në qasjen e edukimit.  “Ralitsa dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi mundësinë dhe privilegjin të krijojmë një program bursash në RIT Kosovo (A.U.K), tha Z. Guri, dhe mezi presim të bëjmë më shumë në të ardhmen.


  1. dhe Znj. Guri besojnë se mbështetja e arsimit të lartë është një investim afatgjatë që prodhon një komunitet të shëndetshëm dhe të suksesshëm. “Mbështetja në arsim cilësor për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ka qenë një nga qëllimet e jetës sime”, tha Z. Guri.

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, Dr. Kamal Shahrabi, President i Përkohshëm dhe Dekan në RIT Kosovë (A.U.K) falënderoi zotin dhe zonjën Guri për kontributin e tyre bujar.  “Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm shëndetësor dhe ekonomik që dërmoi aftësinë financiare të studentëve tanë për t’u regjistruar ose për të përfunduar studimet e tyre, tha Dr. Shahrabi, duke krijuar këtë bursë, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë disa prej studentëve që kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht gjatë këtij viti.”

Ndërsa bursa është e orientuar drejt mbështetjes së studentëve të posa regjistruar, për vitin akademik 2020-21, Bursa “Ralitsa dhe Elvin Guri ” do të mbështesë edhe studentët aktual. Më shumë informacion mbi kriteret e bursave do të postohen në faqen e internetit të RIT Kosovo (A.U.K).

RIT Kosovo (A.U.K) është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë që ligjëron plotësisht në gjuhën angleze. Gjithashtu është i vetmi institucion në Kosovë, diplomat e të cilit janë akredituar dhe të njohur në të gjithë botën falë partneritetit me Institutin e Teknologjisë në Rochester (RIT) në New York.

  1. Elvin Guri është një investitor dhe sipërmarrës me 15 vite përvoje të suksesshme në sektorin bankar dhe të kapitalit privat. Z. Guri është gjithashtu një aksioner i rëndësishëm në Telekom Albania. Z. Guri ka fituar gradën Bachelor në AUBG në Bullgari dhe MBA Ekzekutive nga Universiteti i Oksfordit. Për më tepër, Elvini mbështet disa nisma arsimore në Bullgari dhe Shqipëri, përfshirë AUBG, Mësimdhënie për Bullgarinë (“Zaedno kundër Chas”) dhe Junior Achievement.

(Artikull promocional)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu