• |
ide | kryesore

“Gasperini i papërgjegjshëm”: Valencia kërkon ndërhyrjen e Uefa-s

-Instant, Sport



Valencia ka kërkuar nga Uefa e autoritetet shëndetësore italiane të ndërhyjnë në cështjen e krijuar nga vetë trajneri i Atalantës Gianpiero Gasperini. Lajmin e ka bërë të ditur Marca, sipas të cilit tekniku italian ka përfunduar në shënjestrën e klubit spanjoll, pasi rrëfeu se ishte goditur nga koronavirus para ndeshjes së Champions League në 10 mars në Valencia. Ana Barcelò, përgjegjësja e departamentit sanitar në Valencia, e ka gjykuar ‘të papërgjegjshme’ sjelljen e Gasperinit.

Pasi publikoi një komunikatë që analizonte fjalët e teknikut zikaltër, Valencia tani i kërkon Uefa-s të nisë një hetim mbi Gasperini e mbi Atalantën, sepse nëse do të dihej që trajneri kishte simptomat e Covid-19, skuadra do të ishte futur në karantinë dhe sipas protokollit nuk do të zbriste në fushë.

E gjitha lindi nga deklaratat e bëra nga tekniku mbi simtomat e Covid-19 që i ndjeu në vigjilje të ndeshjes së luajtur në Mestalla në 10 mars: zikaltrit fituan 4-3 në kthim në 1/8 e finales, duke marrë një vend historik në cerekfinale, e takimi u luajt me dyer të mbyllura për motive sigurie e kujdesi për shëndetin publik. Pas asaj ndeshje Valencia pati 10 lojtarë e 15 punonjës pozitivë me virusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *