• |
ide | kryesore

Gratë lëshuan terren në 2019-n, drejtojnë më pak biznese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Taksa-borxhe-796-300x179.jpeg

Vitin e kaluar gratë u tërhoqën më tej nga drejtimi i biznesit, duke e ulur peshën nga zotërimi i ndërmarrjeve aktive.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në regjistrin statistikor të ndërmarrjeve, vitin e kaluar 37 mijë e 300 ndërmarrje u drejtuan nga gratë me një rënie 2,2 për qind në raport me vitin 2018. Gjatë 2019 raportohet se 25,4 % e ndërmarrjeve aktive drejtoheshin nga gratë, nga 25,7 % në fund të vitit 2018.


Në dy vitet e fundit drejtimi i biznesit është bërë një punë e vështirë për gra. Afërisht një në katër biznese drejtohet nga një grua më 2019, por dy vite më parë më 2017, sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve Ekonomike, 29,7 % e ndërmarrjeve drejtoheshin nga gra, ose gati një e treta e ndërmarrjeve.

Numri i bizneseve që drejtohen nga gratë ka shënuar ulje në të gjitha qarqet e vendit përveç Lezhës dhe Tiranës, në të cilat gratë ruajnë thuajse të njëjtat pozita në drejtimin e bizneseve si edhe vitin 2018. Në 10 qarqe të tjera nga Jugu në Veri bizneset që drejtohen nga gratë kanë pësuar tkurrje.

Bashkia Tiranë dhe bashkia Kamëz kanë përqindjen më të lartë të grave drejtuese, respektivisht me 33,6 % dhe 33,4 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej në bashki.

Qarqet i Beratit, Fierit dhe Korçës, kanë peshën më të ulët të grave sipërmarrëse në biznesin aktiv.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, me 37,4 %. Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,4 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 90,5 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

Megjithatë, gratë drejtojnë 21,3 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

1 Comment

  1. Këtij konstatimi do ti përgjigjesha me pyetjen :
    Sa gra nga këto që drejtojnë sot biznese në Shqipëri, kanë pasë drejtuar banda kriminale të trafikut të drogës e prostitucionit apo kanë kryer vrasje mafioze në Europë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu