• |
ide | kryesore

Kaosi në SHBA/ VOA: Katër grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me dhunën në protesta

Arkiva, Planet, Të fundit

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

Guvernatori i shtetit Minesota Tim Walz citoi raportet e pakonfirmuara të shtunën se supremacistët e bardhë kishin qëndruar prapa protestave të dhunshme në Minneapolis, ku Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq të hënën e kaluar.


Kur nuk ishte bërë ende një deklaratë e tillë, Presidenti Donald Trump drejtoi gishtin drejt ekstremistëve të një ngjyre të ndryshme: aktivistëve antifashistë të krahut të majtë të njohur si antifa.

Duke fajësuar Antifa-n për dhunën që ndodhi në protesta në të gjithë vendin, Presidenti Trump u zotua ta përcaktojë atë si një organizatë terroriste.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, nga ana e tij, paralajmëroi se dhuna e ushtruar nga antifa dhe grupe të tjera të ngjashme është “terrorizëm i brendshëm” dhe se do të trajtohet si e tillë.

Në vazhdim i hedhim një vështrim lëvizjeve ekstremiste të dyshuara për përfshirje në protesta:

Supremacistët e bardhë

Supremacistët e bardhë janë individë dhe grupe që besojnë në epërsinë e racës së bardhë, kundërshtojnë imigracionin dhe, në disa raste, mbrojnë dëbimin nga vendi i jo të bardhëve. Ndërsa dikur lëvizja prodhonte grupe të organizuara si Ku Klux Klan dhe organizatat neo-naziste, lëvizja është bërë gjithnjë e më e shpërndarë dhe pa një udhëheqës në vitet e fundit, me shumicën e anëtarëve që veprojnë tani në internet.

Megjithëse shumë supremacistë të bardhë nuk mbrojnë dhunën, një numër në rritje i individëve të frymëzuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë kanë kryer sulme vdekjeprurëse me armë vitet e fundit. Elementët e dhunshëm të ekstremit të djathtë njihen si “përshpejtuesit” sepse kërkojnë të përshpejtojnë një luftë të re racore. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka thënë se shumica e hetimeve të FBI-së për terrorizmin e brendshëm përfshijnë grupe të bardha supremaciste.

“Djemtë Boogaloo”

Një mishërim relativisht i ri i lëvizjes paraushtarake kundër qeverisë, djemtë Boogaloo janë një komunitet në internet i aktivistëve pro-armëve që dëshirojnë një boogaloo të dytë, termin e tyre për luftë civile. Lëvizja u ngrit verën e kaluar kur supremacistët e bardhë përvetësuan termin për një arsye të tyren: një luftë racore në vend të një lufte civile, thotë Megan Squire, profesore e shkencës kompjuterike në Universitetin Elon. Kryesisht të bardhë, edhe pse jo ekskluzivisht të tillë, anëtarët e lëvizjes Boogaloo kanë qenë duke e promovuar veten si libertarianë që luftojnë tiraninë, sipas zonjës Squire.

Antifa
Në varësi se kë pyesim, antifa, shkurtim i fjalës antifashist, është një lëvizje e aktivistëve të majtë që kundërshtojnë neo-nazistët dhe grupet e tjera ekstremiste ose, siç e thotë një kritik, një “lëvizje ekstreme anarkiste-komuniste”.

Duke u organizuar në mediat sociale, ndjekësit e antifas shfaqen në mitingje të krahut të djathtë të veshur me të zeza dhe duke mbajtur maska, dhe shpesh përfshihen në konfrontime të dhunshme.

Simpatizuesit e Antifës ishin në mesin e kundër-protestuesve që dolën kundër mitingut “Bashkimi i së djathtës” në vitin 2017 në Charlottesville, Virginia, që u shndërrua në një ngjarje të dhunshme.

Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë thotë se nuk e etiketon antifan si një grup urrejtjeje pjesërisht sepse anëtarët e saj “nuk promovojnë urrejtje bazuar në racë, fe, etni, orientim seksual ose identitet gjinor”.

Duke pasur parasysh që antifa nuk është një grupim, është e pasigurt sesi Presidenti Trump synon ta etiketojë atë si një organizatë terroriste. Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Anarkistët
Me simpatizantët nga e djathta dhe e majta, anarkistët e shohin qeverinë si të paligjshme dhe përpiqen të mbjellin kaos. Historia e tyre në Shtetet e Bashkuara shtrihet në më shumë se një shekull, kur një anarkist vrau Presidentin William McKinley në vitin 1901.

Sot, shumë anarkistë të rinj janë anëtarë të Aksionit Anti-Racist, një rrjet kombëtar i shoqatave antifa, sipas Qendrës Ligjore Jugore të Varfërisë (SPLC). Kritikët shpesh denoncojnë ndjekësit e antifa-s si anarkistë, me Presidentin Trump që fajëson për protestat e fundit të dhunshme “anarkistët e majtë radikalë”.

“Në pjesën më të madhe, anarkistët që shohim këtu në Shtetet e Bashkuara kanë tendencë të jenë më të zhgënjyer me të majtën progresive,” tha Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në Universitetin e Shtetit të Kalifornisë.

Por anarkistët gjithashtu lulëzojnë nga e djathta. Për shembull, Anarkistët Kombëtare të Zonës së Gjirit, “parashikojnë një luftë të ardhshme racore që do të çojë në enklavat neo-fisnore, vetëm me njerëz të bardhë, të cilat do të quhen” Zonat Autonome Kombëtare “, sipas SPLC-së. /VOA

3 Comments

  1. Edhe media Shqiptare bëhet pjesë e propagandës komuniste.

    Aty nuk ka asnjë supremacistë të bardhë.

    Shumica janë komunistë (antifa) të bardhë dhe rrugaç të zinj që rrahin gra dhe burra të moshuar!

    Një konflikt rracial kundër të bardhëve nga e majta amerikane!

    Kështu do bëhet shpejtë edhe Evropa dhe Shqipëria e Ramës që do të futi 30 000 emigrant.

  2. VOA,e din shume mire,se ne cdo shtet,e sidomos ne SHBA,si nje super shtet,ka gjithmone grume kundershtare,deri edhe ne anarki,por shteti,me ligjet dhe rregullat demokratike,nuk duhet te krijoje shkaqe,aresye dhe sebepe,qe ato grupe te gjejne rastin,per te shperthyer.Skaku,aresyeja,eshte qendrimi c’njerezor i nje polici maskara qe ja kalon te gjitha grupeve te mundeshme ,qe mund te jene aktive ne cdo shtet.Ketij shkaku,i shtohet edhe qendrimi mohues (qe perkthehet thjesht ne mbrojtje te policit),i mjeksise ligjore,qe deklaron pa piken jo vetem te turpit,por edhe te pergjegjesise profesionale dhe shteterore,se vdekja e viktimes,na qenka nje atak ne zemer dhe nga perdorimi i drogave!!!!???? Kur u pa dhe u degjua,nga e gjithe bota se i ndjeri,disa here me rradhe,renkonte ne grahmat e vdekjes,se nuk merrte dot fryme,ndersa polizi shtaze e eger e policise amerikane,ja ngjishte ghurin ,ne fyt viktimes,per 7-8 minuta,deri sa i mbeti ne dore.Ndersa shoket e ti kater,apo pese police te tjere,rrinin si guak,e degjonin rrenkimin e eviktimes dhe nuk nderhyn fare,te ndalonin kolegun e tyre.Por me e pa mendueshmja,vjen edhe nga prokuroria,qe na paska pezulluar policin katil,dhe do e procedoka,ndersa shoket e tij,qe ligjerisht dhe faktikisht jane bashkepunetore,per kete vrasje shteterore,nuk na qenkan konsideruar fajtore!!!!!!! Keto skandale te policise,te mjeksise ligjore dhe drejtesise,i shtohet edhe ulerima e presidentit Tramp,se do na perdorka ushtrine kunder rebeleve!!!Ne Amerike hyjne ,bile edhe legalisht shume rebele sic ndodh kudo ne bote,por amerika megjithese po nderton mure,nuk i ndalon akoma te shtohet numuri i rebeleve qe hyjne.Detyra e pare e presidentit eshte te mos u jape mundesi edhe rebeleve,per t’u rebeluar.Nese sic thashe me siper,me ligje,nuk respekton njerezit qe jetojne ne shtetin tend,do te presesh edhe pasojat.Rezultatin e tyre,faturojani policise,mjekesise ligjore,dhe drejtesise.Kjo eshte e vetmja menyre,per te qete suar situaten,dhe jo ndjekja e fushates elektorale,duke perdor forcen qe do acaroje edhe me keq situaten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu