• |
ide | kryesore

Këshilli Politik mblidhet sërish sot në rezidencën e Yuri Kim, a do ketë marrëveshje?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Më shumë se 9 orë zgjatën negociatat për Reformën Zgjedhore dje mes palëve politike në Shqipëri, në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, nga ku duket të ketë pasur më shumë dakordësi, por jo zgjidhje përfundimtare.

Dita e sotme pritet të jetë ajo vendimtarja për një marrëveshje. Mbledhja e Këshillit Politik do të nisë rreth orës 11:00.


Një ditë më parë bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së. Ambasadorët nuk kërkojnë asgjë më shumë nga palët se sa respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ngërçi kryesor ku palët ende nuk kanë gjetur dakorëdësi është administrata zgjedhore.

Maxhoranca është për depolitizim të plotë të komisioneve zgjedhore, kurse PD kërkon më shumë garanci. Nëse aplikohet 100% identifikimi biometrik në komisone është dakord të jenë të depolitzuara por kërkon vëzhgues, nga ana tjetër PD kërkon që nëse ka identifikim biometrik të pjesshëm, KZ-të të jenë me përfaqësi politike”,- sqaroi bw.

Nuk dihet ende nëse do të arrijnë palët në një marrëveshje. Ajo që dihet është fakti se një ditë më parë të tre diplomatët evunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi.

10 Comments

  1. Ka 48 orë që ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, ajo e SHBA dhe BE, hyjnë e dalin në zyrën e tij, dhe dëgjojnë arsyetime kafkiane, për të njëjtat çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

    Edi Rama ngjan si një dhëndër i lodhur, që kërkon dorën e nuses, po nuk e lë babai i nuses të takohen, ndërsa Ilir Meta, si daja i nuses, që dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i vë Tit Vasilin nga pas.

  2. VASILI DHE BYLIKBASHI NUK DUHETE TE TREMBEN NGA KORJERJA E SORASIT NUK DUHET TE LESHOJNE THARE SEPSE SHQIPERIA PO RRESHQET DREJTE SISTEMIT NJEPARTIAK .AJO YURI KIM NUK BENE PUNEN E DEPARTAMENTIT AMERIKAN POR TE SORASIT……………

  3. Ore juri… Po si I leshoni keto fjal pa dogan fare. Po nga e kuptove ti o njeri qe kjo ambasdorja qenka njeriu i sorosit??
    Behuni serioz o njerez. Nuk funksionon bota si funksionon ky fshati yn i vogel.
    Keni degjuar nje emer, dhe kur nuk ju pelqen dikush e beni te bler dhe te pa ndershem. Lereni perrallat me sorra. Po hapni syt nga qent e terbuar e stalles sone. Qe duan te shqyejn delet e kopes qe kan per detyr ti mbrojn.

    1. po cfare serioy more. Vidhen ygjedhjet te dokumentuara nga pergjime te pavarura e keta nuk flasin. Prishet teatri me dhune te pashembullt policore e serisht kjo yonja poston livadhe me diell e me lule e nuk thote asnje fjale. Dhunohen protestues e kjo nuk flet. Pastaj cenohet per nje qime floku interesi i Raqmes e kjo hidhet si yorra ne prush. Kush nuk eshte seriozi ketu?

  4. Keshilli politik ????????? Kurvat e politikes thuaj , do ishte me e ndershme . Respekte vetem per Rudinen e cila u tregua burrnesh deri ne fund .

  5. Ka 48 orë që ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, ajo e SHBA dhe BE, hyjnë e dalin në zyrën e tij, dhe dëgjojnë arsyetime kafkiane, për të njëjtat çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

    Edi Rama ngjan si një dhëndër i lodhur, që kërkon dorën e nuses, po nuk e lë babai i nuses të takohen, ndërsa Ilir Meta, si daja i nuses, që dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i vë Tit Vasilin nga pas.Sulmoni shba o shpellkare dhe minjte e haleve te salihut dhe likes

  6. Çjane keto takime ne rezidenca ambasadoresh. Refuzojini keta mendereshitur qe vrapojne si vasale sa andej e kendej neper perfaqesi te huaja. As ne vendet afrikane te botes se trete nuk ndodh kjo.

  7. U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI , PO TE MADH AMA SA NJE ELEFANT .
    E BESONI KETE ?????
    NESE BESONI KETE ATEHERE BOSOJIN EDHE KETO KURVAT E POLITIKES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu