• |
ide | kryesore

Kupa e Italisë bëhet “molla e sherrit”: Inter kërkon të luajë i pari, Juve e Milan kundërshtojnë

-Instant, Sport



Futbolli nuk është nisur ende por të mëdhatë kanë nisur të grinden pa humbur kohë. Motivi janë datat e gjysëmfinales së kthimit të Kupës së Italisë të parashikuara (nëse aprovohet nga qeveria) në 12 qershor (Juventus-Milan) e 13 (Napoli-Inter), me finalen e fiksuar në 17. Zikaltrit, që në datën 20 do të kenë ndeshjen me Sampdorian për të rikuperuar, duan të luajnë të parët, por Juve e Milan kanë kundërshtuar: për të përcaktuar radhën do të aplikohet rregullorja.

Në start, kalendari i Inter është i lodhshëm, mes Kupës së Italisë, rikuperimit me Samp e rifillimit të kampionatit: në hipotezën më të mirë 4 ndeshje mes 13 e 24 qershorit. Asnjë tolerancë për të ndryshuar rendin e gjysëmfinaleve, por edhe një jo e fortë për Marotta për spostimin e finales në 2 gusht. Një mur i ngritur nga institucionet e kundërshtarët që sigurisht në Appiano Gentile nuk do ti pëlqejë. Tani duhet parë nëse idea për të zbritur në fushë me të rinjtë në Napoli është më shumë se një provokim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *