• |
ide | kryesore

Marrja e 650 milion € eurobond, Meta: Pse nuk jap pëlqimin për ligjin e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ruci meta.JPG

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kishte kërkuar pëlqimin Presidentit Meta për ligjin e Eurobondit. Ky i fundit është shprehur kundër.

Arsyet e mospëlqimit, njëherësh përgjigje për Kuvendin i ka publikuar sot zyra e shtypit të Presidentit.


“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj.

Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar.

Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative”,- thuhet në përgjigjen e tij.

KERKESA E KRYEPARLAMENTARIT RUCI 

PERGJIGJJA E PRESIDENTIT META 

 

1 Comment

  1. YMER GELBAZA SONTE NE OPINION TV KLAN ME BLENDI FEVZIUN -PER DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES PER GREGUN thotë:

    BRAVO ZOTI PRESIDENT,PSE DUHET TE MAR BORGJE EDI RAMA DHE ORGANIZATA E TIJ KRIMINELE PER TI VJEDHUR TE GJITHA DHE PER TI PAGUAR ZAGARET E TIJ ,YMER GELBAZEN CARLO BOLEN KOL SALLAKUT ALBAN DUDUSHIN MIRA KAZHANI DRITAN HALE’ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu