• |
ide | kryesore

Milan ndryshon programin rikuperues të Ibrahimovic: një muaj stop edhe për Duarte

-Instant, Sport

Pas rifillimit të seancave stërvitore kolektive, Milan duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet: pas Zlatan Ibrahimovic është ndalur edhe Leo Duarte. Për mbrojtësin brazilian, i operuar në fund të nëntorit për shkak të një frakture që e mbajti gjatë larg fushave, dyshohet për një tërheqje muskulare. Në orët e ardhshme lojtari do të kryejë të gjithë kontrollet e nevojshme e nëse do të konfirmohet diagnoza e parë duhet të qendrojë jashtë për një tjetër muaj. Ibrahimovic është rikthyer në Itali e do të bëjë kontrollin e pulpës së dëmtuar “në 48 orët e ardhshme”.

Ibra ishte kthyer në Suedi të nesërmen e dëmtimit, pasi kontrollet evidentuan lëndimin e muskulit soleo të pulpës së djathtë. Sulmuesi është kthyer në mesditë në Milano, ku “në 48 orët e ardhshme” do ti nënshtrohet një tjetër rezonance magnetike për të vlerësuar situatën e për të vendosur programin e ri të rikuperimit që duhet ta kthejë në fusha pas rreth një muaji.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu