• |
ide | kryesore

“Një histori korrupsioni dhe klientelizmi me fondet e AZHBR”. Basha: Rama inagurun të njëjtën fermë dy herë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në Facebook, kreu i opozitës, Lulzim Basha shkruan se Rama inaguron të njëjtën fermën në Divjakë 2 herë. Ai duke postuar një video krahasuese shton se cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qendrore të ERTV-së.

Basha: Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.



5 Comments

  1. Jo korrupsion por megamegakorrupsion po behen me keto fonde . Te gjithe e dine , biles perveç ministrave , atyre te bujqesise , ekonomise dhe shume te tjere, ne loje jane edhe te huajt . Kerkojne leje ndertimi (edhe ne menyre abuzive) dhe 99% e ketyre objekteve nuk ndertohen , por ne bashkepunim me njeri tjetrin ( Çuçi, Ahmetaj , ca drejtor drejtorish dhe europianet ) ndajne prehen . Kuptohet ujqit marrin llokmen me te madhe dhe ata jane: europianet dhe ministrat tane . Pyesni hadutin me çizme , strumbullarin e te gjitha hajdutlliqeve dhe pislliqeve ne kete vend , Arben Ahmetajn , ai i di me mire keto gjera . Asnje kacidhe nga ato para qe hyne nga jasht si investime nuk investohet por vidhet nga keto hijena . Nga 60% te investimit qe jep AZHBR-ja vetem ne pak raste investohen , por edhe kur investohen vete 5-10% eshte shuma qe perfiton investitore , pjesen tjeter e gllaberojne ujqerit e ministrive . Investigoni dhe do te shikoni qe eshte nje megaskandal shume me i madh sesa ai i drejtorise se policise se emigracionit .

    1. KJO QE THUA TI ESHTE SHUME E VERTETE . NJE ABUZIM I PASTER I DREJTUAR NGA KOKAT E SHTETIT . POR KA NJE GABIN SE ARBEN AHMETAJ NUK E BENE ME KETE PUNE SE KA NDRYSHUAR MINISTRI . TANI VJEDH PA DORASHKA TEK NDERTIMET PER TERMETIN . KETU SKANDAL ME ABUZIMET KAP MAJT ME TE LARTA DHE ME SHIFRA MARRAMENDESE .

      1. O ti i paemer e ke shume gabim kur thua se Ahmetaj nuk ka gisht ne kete pune . Jo me shume se dy tre-dite me pare nje shoku im u largua nga puna , sepse kerkonin te merrnin leje me çdo kusht edhe pse kishte shkelje te medhaja . Invesritori justifikohej se i mbaronte afati dhe humbiste gjithçka dhe se “xhokun ” e kishte parapaguar . E gjith kjo u be me urdher te keti hajnit nga gjirokastra .

    2. Ke shume te drejte. Eshte e njejta skeme si ne Italine e Jugut, apo vende te Evropes lindore ku grupe, individe te lidhur me sferat e larta te pushtetit gllaberojne fondet e levruara nga BE nepermjet programeve per bujqesine nepermjet skemave te sterholluara por jo te pamundura per tu zbuluar. Nje njeri i lidhur me pushtetin merr 100 ha toke nga shteti me qera 99 vjet dhe jep pjesen e tij aty ku duhet. Me kete ai siguron fonde pafund ne forme subvencionesh nga Qeverite ose programet e BE qe nuk kane asnje lloj kontrolli se ku shkojne. Si thone Leku shkon tek Leku. Nuk po merremi fare me si investohen se te vjen te shkulesh floket. Keta jane specialista tha ai… Si gazetare shikoni skemat e subvencionit ne Kosove dhe Maqedoni e Greqi. Shikoni dhe ketu por me detaje dhe raste subvencionesh mundesisht edhe duke shkuar ne vend dhe do zbuloni xhevahire.
      Megavjedhje.

  2. Keta jane legena i marrin te gjitha fondet per njerzit e tyre. Shikoni Maqedonine cfare skeme ka. Cdo fermer merre subvencione ne varesi te sasise (siperfaqes se mbjelle, numrit te pemeve frutore, etj. etj.). Keta maskarenjte vendosin gjithmone kushte. Njehere thone qe duhet qe siperfaqja e tokes duhet te jete ne nje parcele (kur dihet qe toka ne Shqiperi eshte e fragmentuar se ashtu eshte ndare dhe te vetmin qe plotesojne kete kusht jane klientet e pushteteve qe marrin me qera per 99 vjet siperfaqe te medha toke dhe marrin te gjitha fondet nen petkun e fermerve serioze, e kush nuk do behej serioz nese shtetari i thote me jep kaq leke te te jap 100 ha toke per 99 vjet dhe do te te jap 2 milione Euro subvencion, pjesen mua dhe behet 100%) , njehere thone qe uji duhet te jete ne are, njehere thone qe do mbeshtetim vetem bleterritesit, njehere vetem perpunimin etj, etj. Pse te tjeret qe punojne me djerse nuk e meritojne subvencionin. Nuk po flasim per 200 metra katrore fasule, por nese mbjedh 5 000 m2 fasule pse mos te marre subvencion. Nese mbjell 1 Ha speca, domate pse mos te marre subvencion. Maqedonia e vlereson fermerin shume shume here me teper. Ketu skema eshte thjesht per te kanalizuar miliona euro cdo vit tek mafja e tokave e lidhur ngushte me pushtetet jo vetem kete aktual. Kushdo qe mendon ndryshe eshte buf ose perfitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *