• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Shihni si digjet shtëpia tek “Komuna e Parisit’ (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës. Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz.

Policia ka shperndare nje njoftim paraprak per ngjarjen.

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *