• |
ide | kryesore

Partizani i shtati, Sormani vazhdon avazin: “Luajtëm më mirë, meritonim fitoren”

-Instant, Sport



“Nuk është çështje fati, pasi përsa i përket paraqitjes mendoj se ne meritonim fitoren”. Kështu Adolfo Sormani, tekniku i Partizanit, vazhdon të justifikojë përfaqësimet e skuadrës së tij, që ndërkohë që sipas italianit luan mirë, ka zbritur në vendin e shtatë dhe rrezikon të përfundojë në zonën playout të renditjes, duke qenë se Bylis i vendit të tetë është vetëm dy distanca larg: “Nëse kjo ndodh disa herë, atëherë nuk është çështje fati. Kemi pasur 3-4 raste për të shënuar, të cilat duhet ti kthenim në gola. Sigurisht në momentin e parë, që jemi vënë në vështirësi e kishim të vështirë ta merrnim veten dhe pësuam të dytin. Është e vështirë ta japësh shpjegimin si ndodhi kjo. Paraqitja ka qenë e mirë, i kemi lënë shumë pak kundërshtarit” ka komentuar tekniku i të kuqve.

Humbja në shtëpi 1-2 përballë Skënderbeut ka treguar edhe njëherë limitet e një skuadre që është e paaftë të reagojë sidomos pas pësimin të golit. E përsëri, Sormani është i cuditshëm në analizën që bën pas ndeshjes: “Cilësitë e skuadrës? Mund të thuash gjithçka për skuadrën, por ne kemi arritur të krijojmë lojë. Vazhdoj të them se kemi bërë paraqitje shumë të mira, por mungon vetëm rezultati”, përfundoi Sormani.



1 Comment

  1. oooo ku kan shkel RAMAZONET nuk bon hajer asgjo. Hiqe mer ate klysh kurve nga Drejtor se ata jane vetem per orgji e per te vjedh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *