• |
ide | kryesore

Përdhunimi i të miturës, pezullohet drejtori i shkollës ku punonte roja

Lajme



Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru ku punonte dhe roja që abuzoi me 15 vjeçaren është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Postin e drejtorit tashmë e ka zënë zëvendësdrejtoresha e shkollës Mimoza Dosti.

Ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë ka shokuar opinionin publik. Abaz Dogu, 65 vjeç si dhe tre persona të tjerë janë lënë nën masën arrest me burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me 15 vjeçaren.

65 vjeçari kishte regjistruar video intime me të miturën dhe ua kishte shpërndarë dhe tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj.

Babai i vajzës 15 vjeçare ka treguar se 6 muaj më parë u vu në dijeni të videove që qarkullonin nëpër telefonë me protagonistë vajzën e tij minorene dhe Abaz Dokun.

Menjëherë pas kësaj ai kishte pyetur të bijën e cila i kishte konfirmuar se prej tre vitesh ai abuzonte me të duke i bërë presion dhe kërcënuar për të mos i treguar familjes.

Përballë këtij skandali dhe halli të rëndë që i ka rënë mbi supe ai kërkon nga shteti të vërë drejtësi dhe ta kalbë në burg Dokun, në të kundërt ai thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *