• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kur i bën varrin tjetrit, jo domosdoshmërisht bie vetë brenda. Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, është mishërimi se fjala e urtë popullore, jo gjithmonë del e vërtetë.

Ky 44 vjeçar, baba i dy djemve, foli i pari publikisht për rrëzimin e qeverisë së përbashkët me Vetëvendosjen.


Ai, i manipuluar nga dyshja Thaçi- Grenell, që kërkojnë një marrëveshje të shpejtë me Serbinë, e harroi programin që kishte pranuar vetë dhe kërkoi publikisht heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe, madje pa vendosur as reciprocitetin.

Ishte ai që i vuri i pari stërkëmbsha qeverisë së dalë nga vota e 6 tetorit, madje shumë më parë edhe se ministri i brendëshëm Agim Veliu. Si shpërblim për këtë, mori një vizitë në Uashington, e ndoshta dhe premtimin për t’i zënë vendin Kurtit.

Ky zyrtar, që ka ndenjur gjithnjë në hije si shërbyes i nivelit të dytë, është pikërisht i përshtatshmi që i duhej presidentit të Kosovës, për të marrë një rol protagonisti. Një figurë e squllët dhe e padalë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, ishte oguri më i mirë që presidenti të luante rol parësor në dialogun, piketat e të cilit i ka hedhur bashkë me Grenellin, Vuçiçin, ndoshta dhe Edi.Ramën.

Dhe kështu u bë.

Hoti, zv/kryetar i LDK, sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim. Ai do të pasojë Albin Kurtin pas mocionit të shkarkimit të Qeverisë më 25 mars, ku ai pati rolin kryesor.

Karriera politike e zotit Hoti, që erdhi pas angazhimit të tij universitar, ka qenë gjithmonë nën hijen e një më të forti.

Gjatë viteve 2006- 2007,ai  ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit. Por fati politik do t’i ndriste gjatë viteve 2008- 2009, kur u bë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Kryetari aktual i LDK e mori me sy të mirë dhe pas një mandati në kabinet (2010- 2013) e gradoi edhe Nënkryetar të Komunës së Prishtinës. Prej kësaj kohe, Avdullah Hoti ngjiti shkallët edhe në hierarkinë partiake.

Nga viti 2010, u bë anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në qershor 2014, u zgjedh Deputet i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pasi LDK bëri koalicion me Thaçin, dhe Isa Mustafa kapi postin e kryeministrit, ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe deri më 2017.

Në zgjedhjet që pasuan, ato të 11 qershorit 2017, meqënëse kryeministri i rrëzuar nuk pranoi të rikandidonte sërisht, ai caktoi Avdullah Hotin si kandidat për t’i prirë partisë në zgjedhje. Fushata e tij qe nga më katastrofiket, gjë që e nxori LDK në opozitë. Do duhej që dy vite e gjysëm më pas, kjo parti të përfaqësohej me Vjosa Osmanin, për të rikuperuar konkurrueshmërinë dhe votat e humbura.

Megjithëatë, Avdulla Hoti tregoi se ka shkathtësinë e gjithë politikanëve që duhet të kompensojnë mospëlqyeshmërinë nga votuesit. Ai shkeli mbi premtimin për të mos bashkëpunuar me partitë e rrëzuara në 6 tetor, injoroi programin për zëvendësimin e taksës me reciprocitetin dhe nuk u turpërua aspak të vihej në shërbim të Hashim Thaçit, duke e shitur këtë sjellke publikisht si axhendë amerikane.

Të gjitha këto bënë që më në fund të ngrihet në karriken e kryeministrit, të cilën nuk e kapi dot kur garoi vetë si kryesues i listës së LDK në zgjedhje.

Por nganjëherë ajo që nuk arrihet me votë është më e thjeshtë të mbërrihet me kulisa. Merita e Avdullah Hotit është se arriti ta bëjë këtë duke shkelur mbi arkivolin e qeverisë paraardhëse, ku shërbeu vetëm shumë pak kohë si zv/Kryeministër.

Ai tani është në krye të një kabineti që varet nga votat e Listës serbe dhe që ka mbi kokë Hashim Thaçin. Një situatë që i shkon fiks një politikani si Avdullai, i cili gjatë gjithë karrierës ka qene njish për të qenë dysh.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Ne te gjithe e duam Albin Kurtin dhe pakorruptueshmerine e tij! Por, nuk mund ecesh përpara me nacionalizmin tipik te liderve post-Jugosllave (Tudjman, Millosheviçit) asgjë te mire nuk sjell rruga e Kurtit! Hapni syte, une jam i pari qe e dua si lider, por s’mund te kafshojme doren qe na ushqen, USA!

  2. Interesante eshte qe paska qene minister financash dhe paska ruajtur nje gjysem fytyre per t’u propozuar si kryeminister pa u shkelmuar personalisht. Imagjino te propozohej tigri apo Bode! Nga ana tjeter, si mund te behen kryeministra njerez qe nuk ia “ngrehin” asnjerit dhe qe nuk do fitonin as kunder kepucarit te lagjes me karizmen qe (nuk) kane? Forca Albin, se nuk ka shanse qe kosovaret te pranojne nje mish te vdekur si ky. Nese partite e tjera e injorojne kaq keq elektoratin sa t’i propozojne nje UFO si Hoti , rruge e mbare i qofte Albinit, sepse keta kundershtaret debile nuk e kuptojne sa i ri eshte dhe sa e rrezikshme eshte ajo qe perfaqeson. Jo per te bere profetin, por ka mundesi qe Albini te kthehet i pakonsumuar ne nje moment qe do jete edhe me i rrezikshem. Keta kujtojne qe Albini mundet duke e heq nga posti per ta zevendesuar me nje asgje. Do pendohen

  3. Ne politike duhet te kapesh momentin ate qe albini nuk e kishte prandaj dhe deshtoje,duhet te dishe te levizesh neper ujrat e politikes,me sa duket Hoti si dysh diti te luante per te qen Njeshi dhe ja arriti,se sa gjate do shkoje kjo eshte per tu pare,albini te vazhdoje ta quaj veten njish ne 25% elektorat qe i dha vota popullore,je te lapsit i beni lavde me shume se vete vota e kosovareve

  4. Bushat dhe Shkullak keni te fala nga Kurti .
    Kurti ngeli adoleshent,ndejti 100 dite per te krijuar nje qeveri,i plogesht,egoist mbas karrikes,anarshist dhe demode.
    Kurti eshte i zoti per tu zene dhe per te bere sherr koti.
    I hyri vehtja ne qejf sa desh te behej dhe udheheqes i Tiranes kur skishte breke.
    Te fala Bushatit dhe fshatarit Shkullak.

  5. U largua nje qeveri e deshires kosovareve dhe u formua nje qeveri e deshires nderkombetareve!
    Te shohim sa jetgjate do jete kjo e para qeveri ne Kosove e perkrahur nga votat e Listes serbe (dhe e varur nga votat e tyre)!

  6. Une e dua shum USA.me te vertet shum e por nuk ben kaq haptas te fus hundet ne voten e popullit, i bie qe perse voton populli atehere??????

  7. Abdullahun,mezi po e pret te fillojne punen,ambasadori amerikan ne Prishtine,po ashtu edhe i ngarkuari i Trampit-homoseksuali Grennell,qe ka deklaruar se ne pranine time,nuk kam degjuar te flitet per ndryshime teritoresh (pra thene ndryshe,ai pohon se nuk i intereson fare,se cfare flitet ,kur ai nuk e mendjen ne “mesim”),po ashtu mezi na paska pritur ta uroje edhe kryeministri yne (pa pritur akona te largohet kryeministri i Kosoves ,ne detyre).Ky i yni,harroi ta uronte Kurtin,kur u emerua Kryeminister,por tha nja dy fjale,mbas te “vjelave”.I shkreti Abdullullah (qe me duket se na qenka nga Hani i Hotit),duket njelloj si sherbetori i disa zoterinjeve ( ne fakt komedia thote i dy zoterinjve)i komedise se fameshme!Po mbajme shenim vetem deklarimin e tij te fundit,se “Nuk do lejoje,ndryshime te kufijve,qe na cudit shume,sepse ky Abdullullahu,u vendos (pa asnje zgjedhje),si kryeminister,vetem per te mos penguar Vucic,Thacin,Ramen,nen drejtimin e Grenellit,per te bere lojra e harten e Kosoves!

  8. Kurtin do ta bojme shqiptar” kalova lumin te dhjefsha kalin”.
    The freedom it’s not free.,Lum Miku.
    Jane vdeke ato kohe te Hoxhes qe edhe kur I jepnin buke I Shante revisionists,
    Tere jeten e tij populli shqiptar bertiste ne gjithe gjuhet e notes: italisht,greqisht,srebisht,turqisht,rusisht,kinezce vetem Aman na jepni buke,dhe pastaj I Shante
    Ato kohe kane vdekur.
    Te tjeret ta rrotullojne bythen si te duan,Kurse ne heqim vetem breket.
    Ka cmim cdo gje

  9. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

    Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.Kurti ti beje shoqeri salihut tani te vila e metes me 11banjo

  10. hajde av-du-lla hajde …. bari tha njeri dje se kishte pase qone ki nella … dhe sipas lllapsos bariu paska bo kepucet albinit …??!! ore cfare shkolle kini bo ..??!!

  11. Kam besim qe Hoti do behet nje kryeminister i mire qe do mbahet mend ne historine e kosoves. Mos harrojme se nje politikan i mire duhet te jete pak patriot, pak kokeforte dhe shume elastik.

  12. Hoti profesor universitar per ekonomi, ish minister i financave. Mire qe u zgjedh KM. Kurti me ministrat e tij per 100 dite udheheqen shume dobet. As ai e as ministrat e tij nuk paten pervoje menagjeriale . Dhe shkuan shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu