• |
ide | kryesore

Rasti Rrahmani në vëmendjen e shoqatës së menaxherëve: “Lojtarët në skadencë mund të refuzojnë të luajnë”

-Instant, Sport



Janë vendosur datat e oraret e rifillimit, por ka ende një kërcënim mbi futbollin italian: futbollistët në skadencë kontrate. “Në këtë moment cilido në skadencë në 30 qershor mund të thotë mirupafshim. Federata duhet të ndërhyjë në zgjatjen e kontratave, por deri tani vetëm fjalë. Lojtarët si Callejon në teori mund të refuzojnë të luajnë përtej skadencës së kontratës së tyre”, ka thënë Beppe Galli, presidenti i Shoqatës së menaxherëve.

Për sa i përket rasteve të Petagna apo korovarit Rrahmani, që janë blerë tashmë nga Napoli, por ende tek Spal e Verona, ka një kusht që nuk ndihmon askënd: “Blerjet e reja mund të bashkohen me skuadrën, por nuk mund të zbresin në fushë. Të paktën deri në përfundim të kampionatit 2019/20. Ndërhyrja e Federatës është vendimtare”. Kjo në fakt sepse lojtarët do ti prishnin punë klubeve aktuale dhe nuk do të ndihmonin dot klubet e tyre të rinj.

Në lidhje me zgjatjen provizore të kontratës, ai është shprehur. “Ne menaxherët kemi bërë kërkesa të ndryshme e po presim një takim me Federatën. Deri tani zero përgjigje, kanë folur të gjithë, ndërsa menaxherët nuk janë pyetrur kurrë. Lojtari mbrohet nga menaxheri, jo nga personazhe të tjerë, kështu që Federata duhet të ketë kujdes në këtë drejtim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *