• |
ide | kryesore

Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore. E para që është shfaqur në rezidencën amerikane është Rudina Hajdari. Pas saj ka mbërritur dhe Damian Gjiknuri.

Gjatë pushimit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku vazhdojnë konsultimet lidhur me diskutimet e bëra gjatë 7 orë takimi në rezidencën amerikane.

Në selinë e PD mbërriti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Këshilli politik ka 2 ditë që negocion për një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Në përditësim…



8 Comments

  1. E dini cfare eshte levizja tjeter e Rames nqs behet identifiki biometrik dhe nje keshill i arsyeshe…Blerja e opozires brendaparlamentare per mosmiratimin e reformes. Preteksti: mosndryshimi i sistemit..

  2. Cfare legenash “Negociata”, “REFORMEEEEEE”, “MARREVESHJEEEEE”, “KOMPROMISEEEEE”. Cfare fjalesh te medha per ca PIZEVENGA pazarxhinj te nivelit me te ulet. Ka bythe ku te rrije muhabeti kur bashkohen ambasadore, BE, SHBA per nje pazar zgjedhjesh ne nje vend te mrekullueshem si i joni me nje klase politikanesh PIZEVENGA 24 KARAT. Pse nuk bejne nje reforme prej verteti. 50-70 deputete parlamenti, dhe maxhoritar i paster.

    1. Se nuk e duan, Tanet mo.
      E tha troc Vampiri. Ky sistem qe kemi, eshte me i miri. Ca do me ti. Apo prisje qe luli basha ti ngrinte zerin VAMPIRIT.
      E kishte tredhur ne sekond, ja pinte gjakun me pipez pa u menduar fare. Kurse ata te te anes tjeter, su ndien fare. Kur nuk kerkoi gje “kundershtari” ne pse te ndihemi, menduan ata.
      Keshtu qe mos u cudit.

  3. Kjo ka mare natyren e komedise. Ironikja eshte behen ne ambasaden amerikane e skane asnje standart amerikan kur krahason ca procesi kalojne ne amerike keto diskutime.

  4. Ne ke vend te botes qofte dhe Republike bananesh ndodh kjo qe eshte rast i paprecedent. Ambasada e nje shteti ne nje shtet sovran eshte thjesht nje zyre perfaqesie dhe jo Seli takimesh. O popull shikoni se cfare po behet ne amerike ne nje vend ku demkrocia eshte simbol dhe mos lejoni kete perdhosje qe ju afrohet nga te gjitha palet. Ata thjesht po mbrojne interesat e tyre dhe cdo gje qe kane vjedh, nqs ju besoni se po perpiqen per ju ma zi jua befshin

  5. Suksesi ne ISHULLIN, Amerikan ne rrugen e Elbasanit, eshte siguruar nga pasardhesi i nje kinezi, me nje koreane, por jo me shume ndryshim. E,,me qe jane njesoj, edhe punet do vene njesoj. Keta lojra te diplomateve shetites, per ttu dukur, me fuqine prapavepruese te shteteve qe perfaqesojne, grupet tona te negocimit, vene si dele qe barinj behen ata. Ja pra, se ku jemi, e sa do vazhdoi, Jepini rendesi ketyre me barkun bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *