• |
ide | kryesore

Sainz paralajmëron Leclerc: “Nuk kam firmosur për Ferrarin, që të jem pilot i dytë”

-Instant, Sport



“Nuk kam firmosur asgjë që të më përcaktojë pozicionin e pilotit të dytë. Në kontratën time me Ferrari është shkruar, si në të gjithë ato që kamë nënshkruar, se skuadra është mbi pilotin, por nuk ka asgjë në lidhje me ‘të dytë’ apo mbështetës për dikë tjetër. Ajo që di është se do jap gjithcka për Ferrarin”. I intervistuar nga Radio Marca, ferraristi i ri Carlos Sainz jr, që me skuderinë italiane do të garojë nga 2021, sqaron se nuk ndihet ‘i dytë’ i Charles Leclerc, e se dëshiron të luajë shanset e tij.

“Tek Ferrari do jap gjithcka që kam për të tentuar të fitoj – thotë spanjolli – e për mua është njëlloj ngjyra e makinës, në kuptimin që e trajtoj cdo koleg timin në të njëjtën mënyrë e për mua janë të gjithë rivalë. Nëse pastaj do të jetë një situatë e komplikuar, të jeni të sigurtë se do të marr vendimin e duhur”. Sainz, që në këtë sezon, ende i panisur për shkak të pandemisë, do të vazhdojë të jetë pjesë e McLaren, mezi pret të kthehet në pistë: “Mbetet edhe një muaj e unë mezi po pres. Kam një dëshirë aq të madhe të garoj sa më vjen dëshira të qandroj tek simulatori, gjë që zakonisht nuk më pëlqen. Kështu, imagjinoni sa shumë dua të matem në pistë. Dua të shkoj në Austri – shtoi ai – të përgatitem për garën e të ndjej presionin që rritet”.

Në fund një tjetër batutë për kontratën me Ferrarin.”Më dërguan vetëm atë e mund ta imagjinoni buzëqeshjen që kisha kur firmosa – tha Sainz -. Nuk e pashë nëse kishte klauzolë për ulje në rast se blija një Ferrari. Të shohim, do flas për këtë kur të jem në Maranello”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *