• |
ide | kryesore

Shifrat që marrin aktorët turq për seriale

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjithmonë janë vënë në dyshim të dhënat rreth pagesave të aktorëve pasi nuk janë nga burime zyrtare.Megjithatë disa burime tregojnë këtë version.
Aktorja e “Hercai”, Ebru Sahin dhe Akin Akinozu, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.
Taner Olmez, i cili luan rol kryesor në serialin “Doktori i Mrekullive” (serial që nis së shpejti në Tv Klan), paguhet rreth 5 mijë euro në një episod. Megjithatë, ky është vetëm projekti i parë i këtyre përmasave për aktorin e ri të talentuar.

Tolgahan Sayssman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të shoëbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro shkruan Tv Klan.

Burçin Terzioglu (Azad, vajza e Dajës në serialin Ezel), pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme
Engin Akyürek (Omer në serialin Diamante dhe Dashuri) mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro.

Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *