• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në një minutë: Skënderbeu i bën dalje nga Europa Partizanit që rrezikon playout-in

-Instant, F1, Sport, Video



Luhatjet e një skuadre të menduar për titull por që rrezikon tashmë të mbetet jashtë Europës, mund të kishin një shans të merrnin fund pas ndërprerjes për shkak të Covid 19. Por nuk ka ndodhur kështu, sepse rifillimi i të kuqve të Sormanit është i shëmtuar, të mundur 1-2 nga Skënderbeu i Ilir Dajës.

Në “Selman Stërmasi”, për javën e 27 të Superiores, bardhekuqtë kanë ditur të imponohen në kryeqytet me dy gola në një minutë, në fundin e pjesës së parë, duke e mbajtur në krizën e bartur skuadrën e Sormanit, që nuk gjen dot daljen prej saj, por sigurisht që në këtë mënyrë është drejt daljes nga Europa. Balancat e një ndeshje në ekuilibër i prishi Nazmi Gripshit në minutën e 43’, që i dha avantazhin ekipit korçar me një gol spektakolar.

Duhet të ishte pika e rënies, sepse Partizani u hutua aq shumë sa nuk e kuptoi kur pësoi edhe golin e dytë. Bruno Dita shfrytëzoi krosimin perfekt në krosimin e Krasniqit, duke ndëshkuar kapitenin Hoxha, që mendonte të shkonte në pushim i pamundur, por mori dy gola në një minutë, një tjetër rekord personal, pas atij për pathyeshmërinë vendosur tre vjet më parë.

Sormanit provoi në pjesën e dytë të ndryshonte marsh, duke përfituar edhe nga tërheqja strategjike e bardhekuqve, por goli erdhi shumë vonë për ti bërë punë. Në minutën 85’, Ferhati rihapi sfidën, me një goditje precize që gjithësesi nuk shmangu dot disfatën. 38 pikë dhe vendi i shtatë për të kuqtë që më shumë se për Europën duhet të mendojnë për zonën e playout, aty ku Bylis është vetëm dy pikë larg.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *