• |
ide | kryesore

Zjarri tek vila në “Komunën e Parisit”, evakuohen banorët (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një vilë 4-katëshe në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi”. Burime zyrtare nga policia thanë se zjarri përfshiu papafingon e një vile 4-katëshe, ndërkohë që u bë e mundur evakuimi në kohë i personave që banonin në të.

Lapsi.al sjell pamjet ku shihen flakët gjigande të cilat kanë dalë mbi çati, ndërsa e gjithë zona është ‘pushtuar’ nga tymi i zi. Kjo ka shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur dhe shuarja e zjarrit, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në vilën 4-katëshe. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *