• |
ide | kryesore

Aksidenti në Lezhë, kush është i kërkuari që po ndiqej nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit



I kërkuari, të cilin makina e policisë po e ndiqte në aksin Leshë-Zejmen, është Lekë Përjaku. Kujtojmë se në ndjekje e sipër të Përjakut, makina e policisë përfundoi jashtë rruge si dhe u plagosën dy efektivë. Uniformat Blu po ndiqnin automjetin me targë AA 262 UJ i cili drejtohej nga Lekë Përjaku, ndërsa automjeti i policisë drejtohej nga inspektori Klisman Nikolli. Shkak i daljes nga rruga të automjetit të policisë u bë shpejtësia e lartë. Në spital përfunduan me dëmtime fizike disa nga punonjësit e policisë të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

  1. Kjo makine nuk eshte per te ndjekur kriminele qe levizin me llojin e fundit te makinave! Nuk kishin pse e ndiqnin por i krijonin patrulla bllokuese ne rruge perpara dhe dronet per cfare i mbajne apo per protestat e opozites! Shtet idiotesh komplet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *