• |
ide | kryesore

Aksion anti-drogë me 100 policë, akoma nuk është kapur një fidan kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit
polic-me-kallash-kanabis-aksion.jpg



Policia e Shtetit dhe agjentët anti-drogë po zhvillojnë një aksion anti-drogë në Fier. Mësohet se në aksion janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Policia njofton se deri në zonën e Pishporos pas aksionit disa-orësh nuk u konstatua asnjë bimë kanabisi. Ndërsa në Cakran është konstatuar një rast tentative për kultivim, ku është arrestuar 27-vjeçari F. M.

Çfarë thotë policia:  

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

#ShqipëriPaKanabis



2 Comments

  1. Epo ne qofte se kerkojne ne Plazh te Madh te Durresit….. apo te kodrat e liqenit ne Tirane…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *