• |
ide | kryesore

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

-Instant, 1, Ide



Rastësitë nuk janë gjithmonë të pafajshme. Në të njëjtën ditë që diplomatët e lartë amerikanë kanë përshëndetur rrëzimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet dhe zëvendësimin e saj në Prishtinë, nga një kabinet laraman kulisash, po të njëjtën, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, lavdëroi regjimin e Tiranës dhe e la topin e fajit në fushën e opozitës.

Koincidenca e djeshme është vetëm epilogu i një ndryshimi radikal të sjelljejes së amerikanëve. Prej muajsh në Kosovë ata kanë shantazhuar kryeministrat për heqjen e taksës, kanë kërcënuar me largimin e trupave nga baza e Bondsteel apo me ndërprerjen e ndihmës ekonomike. Rezultat i kësaj qenë sjelljet prej kaubojsi të emisarit special për dialogun, Rik Grenell, i cili është cilësuar në mbarë shtypin europian si sponzorizuesi kryesor i mocionit që përmbysi qeverinë Kurti, vetëm pas 45 ditësh qeverisjeje. Pothuajse në mënyrë unanime, nga specialistët e rajonit dhe nga gazetarët perendimorë, kjo sjellje që kërkonte nga Prishtina të gjitha lëshimet, pa kërkuar nga Beogradi asnjë të tillë, është parë e lidhur më shumë me zgjedhjet presidenciale të nëntorit të ardhshëm në SHBA, sesa me interesin e kosovarëve që nuk kanë një nevojë urgjente për marrëveshje me Serbinë.

Pra, kjo politikë e shkopit para asaj të karrotës, është shumë larg imazhit të vendit që futi në lojë dy dekada më parë ushtrinë e tij, për një kauzë humanitare, para atij që njohu pavarësinë në 2008 dhe që është angazhuar për një shoqëri demokratike, ku ish komandantët e kriminalizuar dhe politikanët që e kanë të shkruar në ballë korruptimin, nuk mund të shërbejnë si simbole të së ardhmes.

Diplomacia arrogante e Grenellit u mbështet pikërisht tek kjo pjesë për të arritur qëllimin e saj të shpejtë dhe rezultatet e asaj katastrofe tani i kemi të gjithë para syve.

Në të nëjtën mënyrë, siç është afishuar pro regjimit të diskredituar në Prishtinë, diplomacia amerikane po vepron edhe në Tiranë. Asocimi me sistemin monist të Edi Ramës është më i fortë se kurrë në këto 30 vite demokraci. Pavarësisht nëse rolin e violinës së parë mund ta luajë aty Grenell dhe këtu Palmer, rezultati është i njëjtë.

Kurrë diplomatët që merren me Shqipërinë nuk thanë asnjë fjalë për mbjelljen dhe trafikimin e narkotikëve, megjithëse në dokumentat e publikuara të adminitratës Amerikane jemi etiketuar si vend kryesor në kultivimin e kanabisit dhe rrugë e rëndësishme në tranzitimin e drograve të forta. Përkundër këtyre, ambasadori Lu e quante betejën e Saimir Tahirit me hashashin, një histori suksesi.

Kurrë ata nuk thanë asgjë për dosjet e vjedhjes së votës të publikuara nga BILD, madje mbështetën deri në fund prokuroret e jashtëligjshme dhe militante si Arta Marku dhe Donika Prela, që u pilotuan për t’i varrosur ato.

Ndonëse Këshilli i Europës i bojkotoi dhe më pas raporti i ODHIR-it, i nxiu krejtësisht, ata i mbështetën zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Ndonëse Komisioni i Venecias i telendisi keq përpjekjet e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, Ambasada e SHBA e mbështeti si hap përpara procesin, që përfundoi me betimin e Arta Vorpsit buzë Lanës.

Ndonëse sondazhe serioze po tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të publikut tek reforma në drejtësi, si pasojë e kapjes nga pushteti, ambasadorja aktuale vazhdon të këmbëngulë, me kokfortësi, se ai është një proces që duhet të ecë përpara kështu siç ka nisur.

Ndonëse shumica e homologëve të saj perendimorë e dënuan krimin barbar dhe shkeljen bashkë të disa ligjeve, në shembjen e Teatrit Kombëtar, nga shefja e selisë së rrugës së Elbasanit nuk u tha asnjë fjalë.

Pra, nëse për arsyet dhe qëllimet mund të spekulohet, një gjë është e qartë: ndryshe nga imazhi vendit të lirive dhe idealit demokratik, që popullsia shqiptare përkund në kokë për SHBA-në, këtej nga anët tona përfaqësuesit e saj po sillen si aleatë të regjimit të Edi Ramës dhe të kapësve të shtetit të Hashim Thaçit. Është e kotë të hamendësosh nëse kjo bëhet në emër të lidhjes pragmatike me më të fortin, nëse pas saj qëndron interesi i mbrapshtë i coptimit të kufijve të Kosovës, por një gjë duket sheshit, ajo nuk përputhet aspak me idilin e “soft power” amerikan që ne kemi të ngulitur në kokë.

Ky koncept i pushtetit të butë, i teorizuar nga profesori i Harvardit, Joseph Neye, që ka të bëjë me fuqinë atraktive të vendit të lirive dhe me forcën e tij për të bindur të tjerët përmes shembullit dhe jo përmes metodave të dhunshme apo kërcënimeve, ka qenë një kredo tek e cila një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë besuar fort. Kjo ishte ndoshta edhe arsyeja se përse një popull i dalë nga lëngimi i një diktature të gjatë, ka pranuar të cilësohet në mënyrë cinike si më pro amerikani i kontinentit. Amerika e New Deal të Rusveltit, Amerika e planit Marshall, Amerika e rrëzimit të murit të Berlinit, por edhe Amerika e luftës së Kosovës apo e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato, e kanë përkundur gjatë, në memorien tonë kolektive, idealin e një vendi që të bën ta duash për modelin, më shumë sesa për fuqinë e tij.

Por në kohët e fundit, në raport me shqiptarët, magjisë së soft power, po ia lë vendin e kundërta e tij. Pushteti për të bindur po këmbehet me shantazhin (siç u veprua kundër Albin Kurtit). Afishimi me vlerat e lirisë po zëvendësohet me kërcënimin (si në rastin e polemikës së Yuri Kim me protestuesit antiqeveritarë që valvisin flamurin amerikan). Aspirata demokratike, po zëvendësohet me real politikën (mbështetja pa kushte e krimeve të Ramës).

Dhe të gjitha këto po kontribuojnë, pak nga pak, për krisjen e idilit amerikan që shqiptarët mbanin të ngulitur në kokat e tyre. Prandaj sot pyetja që duhet bërë, është: a ia vlen? A kushtojnë personazhe kalimtare si Thaçi dhe Rama, sa ndryshimi i imagjinatës së një populli të tërë? Kjo është një llogari që duhet bërë. Dhe jo detyrimisht hesapi i saj mund të rezultojë negativ. Se në më të keqen e tij, ai mund të na shërbejë për t’u çliruar nga një mit që nuk ekziston më.  

©Lapsi.al



39 Comments

  1. Topi, mê shume sess ne fushen e Lulit, sot eshte ne nje fushe te minuar.
    Ne kete fushe kalojme ne shqiptaret dhe aspak ambasadoret e huaj qe bejne mbledhje shantazhi ne toke ambasade!

    1. Gjynah se nje populli filo-amerikan po i bejne lloj lloj eksperimentesh, dhe vjen nje dite e s eshte me pro-amerikan

  2. Qendrimet e ambasades amerikane ndaj qeverisjes kriminale te Rames, nje realitet trishtues. Eshte e dhimbshme qe perceptimi i qytetareve te ndershem shqiptar per idhullin e tyre Amerike, keta burokrate ta shnderrojne si cdo dashuri e madhe ne zhgenjim te madh.

  3. Dikush ne 90-en i ishte afruar ambasades amerikane ne Tirane dhe i kish thene nje personi aty brenda: na braktiset njehere ne 45-en mos na braktisni njehere te dyte. Kam frike se po ndodh .

  4. Bushat ,teoria vlen te pakten sa praktika.
    U shemb teatri apo nuk u shemb askush nuk e rruan ne bote.Sa teatro shemben ne Indi apo Somali,sa vete vriten ne dite..pse detyre e ambasades eshte kjo.Vetem Kurti merrej me teatrin dhe harronte teatrin e vet.
    Lirine e morem me force nga amerikanet ,kurse demokracine e duam me pikatore ,bute dhe seksi.
    Nuk luhet si te duash ti por luhet si do AI qe te dha ate s’ta dha askush ne kete Europe kurve .
    Liria nuk eshte e lire,ajo kushton dhe shume bile.Por me mire nje paqe shume keqe se sa nje lufte shume e mire.
    Mireupafshim Bushat.

  5. Miti i amerikes as ka vdekur as do vdese mes shqiptareve o and kaushi. mos fol ne emer te tyre. miti amerikes ka vdekur te koqe si puna jote qe jane nje pakice e paperfillshme mes nesh. bole.

      1. Qekur u quake kelysh komunist pse je proamerikan o i mbytur ne shurren e qelbur te komunistit 25 karatsh Sali serb Berisha???

  6. Po te hiqen neser vizat me ameriken iken gjithe shqiperia brenda 24 oresh. Ngel vetem Bushat avdalli me ca qorra filozofe si puna vet. O pika car rrangalle

  7. Qe amerika eshte si shpirt kjo as ja vlen dhe e di cdo shqiptar mbare. E dime te tere ne qe kemi 20 vjet qe caperlohemi per nje vize amerikane. Qe jemi gati te paguajme me mijera euro per nje vize.
    Tani na del ky mrroklla e per qejfmbetje politike na ben moral qe gjoja na paska mbetur hatri ne shqiptarve me ameriken. Edhe kujt pa ne qe sna qas evropa si njerez me bisht qe jemi. Ne qe skemi lene prapesire pa bere na paska ngelur hatri??? Hapu o dhe

  8. Kapitalisto-Revizionistet Amerikane – bravo Bushati qe ke denoncuar keta anti-bolshevike te merituar. Shyqyr qe ju kemi ju dhe nenen parti, PDne.

  9. America eshte oportunitet, varet si e shfrytezon po ta kishim shrytezuar sic duhej mund te ishim shume here me mire, e gjithe europa mbas lufte me leket e amerikes u rindertuar, edhe europa lindore mbas renies se komunizmit,
    Problemi eshte qe ne kemi 30 vjet qe vjedhim dhe kjo nuk eshte faji i amerikes, ne jemi si puna e italise se jugut, qe shajn europen per gjendjen e tyre. Po te shikosh spanjen irlanden, europen lindore, jane bere shtete dinjitoze nga europa.

    Te themi te drejten qe kemi marre me shume nga sa meritonim nga oportuniteti i amerikes, edhe nuk e kemi shrytezuar, Tani jane te tjere qe po kapin keto mundesi edhe na duket e keqe amerika.

    1. I tufe manallesh ktu qe s dine me bo dallim mes jetes ne amerike si shqiptar emigrant dhe politikes se jashtme amerikane ne shqiperi. Shyqyr o bushat qe citove nje here ne jete

  10. Per mua Basha te dale para popullit dhe me gjuhe te thjeshte e te kuptueshme te shpjegoje kete palo reforme qe i kerkohet te firmose. Nese e firmos Rama fiton perseri( harrojeni te pranoje Rama dicka qe e demton), dhe po nuk e firmosa i ben thirrje popullit per te dale ne rruge e per ti fituar vete tedrejtat.
    Jyricka koreane pas dy vjetesh iken ( sic iku Luja dhe na la katastrofen e Drejtesise)dhe kjo sybishtja ne le katastrofen zgjedhore.
    Une po te isha nuk do e firmosja sic tha dhe mbreme Lubonja e Bushati.
    Po a ka kellqe Basha tu dale kunder sorosianeve te Ambasades Amerikane?????

  11. amerika “dashamires” ne shqiperi ka vetem 10% ,kriminelet ,te korruptuarit ,te degjeneruarit edhe keta larot qe lehin si qener per ndonje kocke qe u jepe per te lepire rama.urrejtja eshte per bandeambasaden ,dhe disa pederaste krenare ne dep. shtetit qe jane korruptuare dhe qe nuk e cajne koken per demokraci .sondazhet tek gazeta koha jone e kane treguar qarte qe nga koha e majmuni lu e deri tek kjo e geishes korean qe proamerikanizmi ka vajtur si pune brekeve te kurtizanes me ushtaret japoneze.me ameriken tani kane ngelur ata qe per 50 vjete e lyen me mut flamurin amerikane dhe e shkelen e dogjen .ky antiamerikanizem eshte stimuluar me se shmti nga bande ambasada dhe krenare pederstet e dep.shtetit.

  12. Kur bejne keto moter shkerdhyerit Roze se gjoja jane pro Amerikan, ?hapu dhe?por dhe keta ambasadoret qe perziejn per te bere experimente me popullin tone jo jo kjo nuk i falet USA pasi kemi lindur dhe po jetojm ketu! Keta qe e duan USA akoma kan ne shtepi foton e atije homos Gjirokastrit, prandaj ju lutemi shum z amabasador mos u joshni me byth lepirjet e shkerdhatave te kuq pasi brenda ores keta moter qire behen me Rusin prandaj kujdes ju lutem se po gaboni shum shum.

  13. a ka poshtersi me te madhe ti vrasesh shpresen nje kombi shqiperi kosove duke mbajtur nje grup gangsteresh ne pushtet kjo eshte ajo qe beni sikur se kuptoni shpopullimi i trojeve shqiptare

  14. Sipas teje Bushat ti kthejme kurrizin atyre qe na bene ne dy shtete Shqiptare dhe te kthehemi nga Rusia vetem e vetem se nuk po behet Basha kryeminister???!!!

    1. Spo i rruhet kari kujt a do bohet Basha, nona e Bashes apo kushdo tjeter. Puna eshte qe vertet Amerika ka ndihmuar Shqiperine, dhe jam dakord te tolerohet por jo deri sa te arrijme te ulim breket apo te themi “Yes” per cdo gje e gjithmone. Per ca gjera pasojat i vuajne Shqiptaret ne fund te dites e jo amerikanet.

      Ketu ceshtja eshte te permiresojme jetet tona e te jetojme me dinjtet duke regauar e thene te bardhes te bardhe e te zezes te zeze. Jo te na shkerdhejne e terheqin per hunde partite apo nje grusht njerezish qe i drejtojne keto grupe mafioze se parti nuk jane.

  15. USA eshte e interesuar per rajonin, pra edhe per shqiperine dhe kosoven, por jo per popullsine e rajonit, pra shqiptaret dhe kosovaret.
    Ata nuk mbeshtesin ER, pasi Ramen kane zgjedhur per disa pune, ne nje kohe te caktuar, pastaj do e largojne si kane bere gjithnje dhe me kedo.
    Kur Roosvelt-it i kerkonin kongresmenet te mos mbeshteste Presidentin e Nicaragua (Anastasio Somozo Garcia), sepse ai eshte “bir kurve” (son of a bitch), ai i pergjigjej: por eshte bir kuve i yni (our son of a bitch).
    Kjo eshte per Ramen, Thacin & Co.

  16. Brezi i tret i komunisteve ja arriten qellimit njesoj si brezi i pare qe te prishen marredhnjet me SHBA POR KETA ME TE ZOTET ME NDIHMEN E SORASIT ARRITEN QE TE TE FORMOJNE IDEN SE PD ESHTE KUNDER AMERIKES QE NE FAKET PD ESHTE PRO AMERIKANE NE MASEN 100% DHE KETA QE JANE PUSHTET JANE 100%KUNDRA AMERIKE POR SI GJITHMON DJALLI THOTE QE FAJNE E KA ENGJULLI NE TE PAKTEN TE THON SI GJYSHERIT E TYRA QE AMERIKANET JANE IMPREJALIST POR TJER THONE E TJETER BEJNE DJALLI …………………………………

  17. Bushati po ti shtosh ketij shkrimi dhe aresyen pse familja Berisha nuk shkon dot ne Amerike apo pse Meta ka shume frike se mos e ndalojne ne kufi..ndoshta shkrimi do te ishte me i plote.
    Kryeprokurori Llalla qe vuri Saliu nuk lejohet te shkoje ne Amerike dhe jo nga ambasada por nga ministri i jashtem amerikan.Ky eshte qendrim shteteror,ndoshta nder te rrallet ne bote ,njelloj si Escobari apo El Capo.
    Nuk besoj qe Rama i ka thene ministrit te jashtem amerikan per Berishen dhe llallen,por eshte ambasada ajo qe vezhgon dhe jep lajme ne Ushington.
    Bushat jemi te vegjel si komb dhe nuk mbush me karnavale si Meta si hajdut patriot.
    Oh sa e dua Shqiperine per ta vjedhur,

  18. Ky antari i librit te Rames, qe na paska lidhje kaqe te aferta me ministrin e jashtem Amerikan, por i ka te nje aneshme, ama, se nuk na permend emerat e politikes rilindase qe jane thene me ze e figure, e keshtu e kane keta te librit Rama , e kane per stil qe bertasin, kapeni hajdutin, kur vete jane e kane kapo banden me te madh ne historine e pas shtetit te baballareve te tyre. LLalla iku, Berisha eshte ne pension, pa vlere me ne politike nderkombetare, kurse ato hajdutet e mafiozet tuaj kamorriste, narkomane, mos na i trego ore i pa emer, se populli i ka njohur vete. Vazhdoni me teneqene ju, se bota eshte ne shina e po e kane marre vesh se kush ini, e se c;kini bere, Por pangopesia tuaj do ju beje qe do u ngece ne fyt, e koha nuk eshte shume e larget, pavaresisht nga zvarritjet, apo hungellimat e fundit te daljes se shpirtit nga idioti Rama.

  19. Neve duhet të jemi realistë se cila është Amerika e vërtetë dhe kush njerez e përfaqsojnë ate. Nuk duhet t’i fusim të gjithë në një thes. Çfarë vijnë në Tiranë janë nje grup sorrosianesh që e urrejnë te djathtën dhe patriotizmin amerikan, ata kanë axhendë tjetër anti njerëzore dhe anti kombëtare, kundra nesh dhe kundra vetë Amerikës, simbol i të drejtave të njeriut. Çfarë pret kur keta kanë dalë nga institucionet “globaliste” sorrosiane?!

    Pra është shumë e rëndësishme te mos i ngatërrojmë keto dy koncepte: Amerika patriotike, simbol i të drejtave dhe Amerika e marrë peng nga globalistet, si Rockefeller, Sorros, Bill Gates etjer. Janë dy grupe që luftojnë njëra tjetrën, prandaj edhe shqiptarët ngatërrohen dhe nuk dinë si të sillen kur shohin disa përfaqësues sorrosian te shtetit amerikan te sillen në atë mënyrë dashakeqe dhe antikombëtare dhe fajësojnë Amerikën. Fajesoni individë dhe grupet e tyre, por jo të gjithë shtetin amerikan!

    Per fat të keq keto grupe diversive satanike kanë kohë që e kanë uzurpuar politiken dhe shtetin amerikan, dhe ne nuk duhet te kemi shprese per sa kohë keto grupe janë ne pushtet. Prandaj ne shqiptarët duhet të jemi realistë se me çfarë grupesh politike kemi të bëjmë, dhe jo te themi pse Amerika sillet keshtu. Tani për tani e keqja mbizotëron ne politiken amerikane, sidomos ne Partinë Demokratike ne SHBA.

    Dhe e fundit, Amerika është shumë e madhe për t’u përmbledhur me dy fjale.

  20. Me këto bisedimet e fundit për reformën ambasadorët ia ndërruan kushintetat e vjetra me ato të reja lavatriçes së parave të pista që quhet Republika e Shqipërisë. Epo deri në 2030 duhen kushineta të reja që të shtohet rendimenti i lavatriçes. Për këtë qelbësirë-reformë si në drejtësi edhe për zgjedhjet thuhet se janë harxhuar rreth 400 milion dollarë ose euro, kurse për ndonjë shtëpi të shkatërruar nga tërmeti nuk kanë kohë dhe para këta masonë dhe satanistë të ndyrë ndërkombëtarë.

  21. Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

    Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.Nje pakice dordolecesh te udhehequr nga krye dordolecet salih e meta nuk mund te cbejn dashurine e madhe qe ka populli shqiptar per ameriken,por amerika e ka me keta dordolece qe na hiqen si shpetimtare,salihu ka qe ne vitin 1994 qe lufton ameriken nen urdherat serbo ruse,meta ka qe me ambas arvizu qe filloje luftet kunder amerikes,tani do shikoni si do perfundojne keta dordolece,nga media eshte konsistent bushati dhe me idioti Dordolec Qim peka dobici i komunistit maxhum peka.

  22. Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

    Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

    A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *