• |
ide | kryesore

Babai i vajzës së përdhunuar merr pjesë në marshim: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Babai i vajzës së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, dhe tre minorenë, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile, kundër dhunës ndaj të miturve. Në fjalën e tij para mediave, ai deklaroi se është në hasmëri dhe i kërkoi shtetit që ta shpërngulë në një shtëpi tjetër sepse i bëjnë shantazh se do ta vrasin.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.

Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hasmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër dhe Elvis Naçit, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shantazhe, do të vras.

Aty është komitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës së Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, tha babai para mediave.



3 Comments

  1. Ke shansin vella te maresh familjen dhe te kerkosh azil ne nje vend te BE-se. Dhe fatkeqesia qe ka kapluar familjen tende do te kthehet ne nje shprese per femijet pasi i shpeton nga ky fer ku bejme sikur jetojme. Mos e ler shansin te te shpetoje, dhe vajza jote viktime e kesaj cmendine kolektive do rehabilitohet shume shpejt. ZKetu do jete e tallur perjete pasi ky eshte ligji i cmendines shqiptare

  2. Vendosni mër ligjin me vdekje për të tille tipa. Kjo është rruga e vetme qe marrin vesh këta dhe bëhet mësim për të tjerët. Shpëton shoqeria dhe ai vetë nga ai ves i poshtër.

    Mire e ka parafolesi, ik jashtë shtetit me gjith familje.

  3. Solidaritet dhe respekt maksimal per ty. Shpresoj shume qe jeta jote dhe e femijeve te tu te jete sa me e bukur ketej e tutje, me vjen shume keq per cfare ka ndodhur sinqerisht .. ndiej turp qe mes nesh jetojne monstra te tilla si ai gjarpri me ata 3 te tjeret! Nga ana ime si qytetar te them, Me Fal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *