• |
ide | kryesore

Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 do të shpërndahet në të gjithë globin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Multimiliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë bërë thirrje që secila vaksinë e zbuluar në të ardhmen kundër koronavirusit, të shpërndahet globalisht.

Gates ka folur për BBC-në, para mbajtjes së një samiti për vaksinën, në të cilën liderët botërorë dhe disa prej kompanive të individëve më të pasur në botë, synojnë të rrisin fondet për zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

Gates ka paralajmëruar se dezinformatat për vaksinat, përbëjnë kërcënim në përpjekjet për luftim të sëmundjeve – përfshirë Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ai ka thënë se ndihma për vaksina “është më e rëndësishme se kurrë më parë” dhe se secili donacion nënkupton “që mund të ruajmë më shumë jetë njerëzish”.  

Çdo fond i krijuar do të shfrytëzohet për dërgimin e secilës vaksinë të suksesshme në shtetet më të varfra në botë, derisa një pjesë do të ndahet për imunizim kundër sëmundjeve siç është polio dhe fruthi.

Pandemia me koronavirus ka dëmtuar fushatat për vaksinim në gjithë botën, që i bie se rreth 80 milionë foshnja kanë humbur rutinën e imunizimit.



12 Comments

  1. Po dihet ajo qe karantina me shume shkaterroi boten e trete. 80 milione foshnja te pavaksinuara prej nderprerjes se fondeve mund te shkaktojne edhe me shume te vdekur se Covidi. Cdo politike ne perendim qe ngadaleson rritjen ekonomike (p.sh. ato kunder ndryshimeve klimatike), perendimoreve i rrezikon makinen e trete, por afrikaneve i rrezikon jeten. Edhe nese ngrohja globale nuk eshte mit, askush sot nuk eshte ne gjendje te thote nese me shume njerez do vdesin nga rritja e temperaturave apo nga ulja e emitimit te karbonit.

  2. Nuk kemi nevoje per ndihmen tende edhe pse jemi popull i varfer, nuk duam ta bejme(flas per pjesen e popullates qe nuk do, se e ka kuptuar kurthin), donacionet jepjua popujve leke ne dore te blejne shtepi te pastrehet dhe ushqime te uriturit nese do ti ndihmosh dhe jo ti kthehs ne kavie, vaksinen beje vete familjarisht dhe gjithe te pasurve?

    1. po ca kurth kari ke kuptuar ti, po si ka mundesi qe populli me i paedukuar, me pak i shkolluar me pak i kulturuar me i varfer dmth me vk, na paska kuptuar komplotin boterore. Po shko merr kar ti me gjith ato shoket e tuj si puna jote.

  3. Se cpune ke ti me vaksinat nje zot e di o plehre. Njerezit po sherohen vete nga virusi dhe ska nevoje per vaksine pasi viruste nuk parandalohen me vaksina pasi ai ndryshon mutacion. Deri tani ka dale qe terapite e sugjeruara nga OBSH kane qene te gabuara dhe jane vertetuar teorite od prof Judy Mikovits. Ty ta shkedhefte Kina ca ce me te gjalle e me te vdekur se po merrni boten ne qafe. Njerezit ne amerike ne vend qe te ngrihen dhe te denojne nje vrases si ty kane nje jave qe luftojne me mullite e eres, jo se nuk duhet te protestojne per vrasjen makabre te afroamerikanit

  4. Me vaksinat e tij ka bërë që të shtohet me rreth 50% numri i fëmijëve me AUTIZEM, 500.000 fëmijë të paralizuar në Indi …..KRIMINELI Bill Gates i cili me vaksinat e tij ka bërë edhe ne Shqiperi fëmijë me AUTIZEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *