Pas skandalit së saj me Revistën “Forbes”, tani është zbuluar se Kylie Jenner ka humbur edhe CEO-në e ardhur të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics”, Christoph Honnefelder, i cili u bashkua me kompaninë vetëm në janar të këtij viti.
FashionNework.com raporton se Honnefelder është larguar për ‘arsye personale’.
Gjigandi i bukurisë Coty – i cili ka 51 për qind të aksioneve në kompaninë e makijazhit të Jennerit në vlerë 600 milionë dollarë – njoftoi dje se po bënte një numër ndryshimesh që do t’i lejonte kompanisë të përqëndrohet në prestigjin e saj thelbësor dhe në bizneset masive të bukurisë.
Tronditja vjen pasi aksionet e Coty-t ranë për 13 për qind muajin e kaluar pasi “Forbes” hoqi modelen Kylie Jenner nga lista e miliarderëve dhe e akuzoi atë për “fryrjen e vlerës së biznesit të saj për kozmetikë për vite të tëra”.