• |
ide | kryesore

City, United e…Guardiola peng të Koronavirus: pandemia shtyn kohët e vendimit të CAS

-Instant, Sport



Kur disa muaj më parë UEFA dënoi Manchester City me një skualifikim prej dy vjetësh nga kupat europiane, nuk mund të imagjinohej se bota e futbolli vetë do të tronditeshin nga një pandemi. Kështu, pavarësisht apelimit në CAS nga ana e Citizens, dukej se situata do të zgjidhej në kohë të shkurtër, për të vendosur nëse Guardiola e të tijtë do të luanin apo jo në Champions League e ardhshme. Por koronavirus ka prishur cdo parashikim e tani në Premier League mbretëron kaosi, jo vetëm për ndalesën e detyruar të kampionatit por edhe për të ardhmen.

Ashtu si shpjegon Mirror, dëgjesa e CAS për cështjen e City është parashikuar në fillim të javës së ardhshme, por kohët për gjykim rrezikojnë të jenë vecanërisht të gjata. Të paktën dy muaj, që do të thotë se të gjithë të interesuarit duhet të qendrojnë në ankth. Skuadra e Guardiolas është e dyta në Premier League e me shumë mundësi do të arrijë mes katër të parave, duke prenotuar vendin e në Champions në pritje të seancës. Kjo mund të krijojë probleme për të pestën e klasifikuar, që për momentin, me skualifikimin e vendosur nga UEFA, do të merrte vendin e Citizens.

Duke qenë se gjithcka mund të ndryshojë, shkruan tabloidi, kush do të luajë në Europën që ka rëndësi nuk mund të ketë sigurinë. Kjo do të thotë të mos dish nëse duhet të bësh një merkato për Champions apo Europa League. Edhe më keq akoma, të mos dish nëse mund të llogarisësh të ardhurat e garantuar nga kompeticioni më i rëndësishëm e, duke qenë se kujdesi nuk është kurrë i tepërt, të veprosh sikur ato para të mos hyjnë kurrë në arkat e klubit. Nëse rrëzohet City me shumë mundësi, për ironi të fatit, shansi i takon Manchester United, që aktualisht janë në vendin e pestë, tre pikë larg Chelsea të vendit të katërt. Një pengesë edhe për Pep Guardiola, që do të donte të dinte fatin europian të skuadrës së tij për të programuar me qetësi të ardhmen, ndoshta edhe larg nga Manchester…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *